Shehadeti
Antarët
Në Linjë
Sondazh
Sa shpenzoni ju per te varferit ne vit
FMMZ : tubon edhe :
- ZEKATIN.
- VITRAT.
- KURBANIN.

Porositni CD me Ilahi nga
motra Merita Burrniku 10,-frz
inkluziv posta.
Hixhabi, rruga e harmonisë së shoqërisë

Hixhabi si pjesë prioritare dhe esenciale e shoqërisë, përfaqëson elementin më të fuqishëm çka shkruan vlerat morale të gruas, fëmijëve të saj, rrethit, dhe shoqërisë muslimane. Në kontekst të kësaj mund të përmendim një numër të madh hadithesh të Muhammedit a.s., por njëri prej tyre më së miri përshkruan marrëdhëniet e gruas me shoqërinë i cili duket kështu: Prej Abdullah iben Mesudit përcillet se Muhammedi a.s. ka thëne: "Gruaja është avret, dhe kur del ajo prej shtëpisë shejtani i saj është përcjellës...." ( përcjellë Tirmidhiu i cili thotë se ky hadith është hasen-garib).
Ajeti i pare:Hixhabi, rruga e harmonisë së shoqërisë: "Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. Të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtoreve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët nuk i kanë të pjekur për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të mos zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim."( Nur: ajeti 31)
Cilat janë vlerat e hixhabit?
1. Hixhabi është iman- besim i vërtet; në të gjitha ajetet ku flitet për hixhabin dhe ku urdhërohet për të, Allahu i Madhërishëm i drejtohet besimtarëve dhe jo besimtareve. I Dërguari i Allahut, kur ka folur për hixhabin, përgjithmonë iu është drejtuar besimtarëve. Kur një grup grash shkuan te nëna e besimtarëve Aisha r.a. me vete kanë pasur një veshje në kokë, dhe ajo u ka thëne:"Nëse llogariteni për besimtare në të vërtet kjo veshje nuk është për besimtare, e nëse nuk llogariteni për besimtare atëherë vishuni kështu dhe kënaquni në këto veshje."
2. Hixhabi është ta'at- nënshtrim Allahut xh.sh. Rezultati dhe shpërblimi i nënshtrimit është suksesi dhe kënaqësia në dynja dhe kënaqësia e përhershme në ahiret. Ka thëne Allahu xh.sh. ne Kur'an: "Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh."( El-Ahzab:71)
3. Hixhabi është pastërti; përderisa Allahu i Madhërishëm thotë: "O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm se nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdes, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat i madh. " (El-Ahzab:53) Islami ka ardhur për të pastruar zemrën e njeriut prej të gjitha sëmundjeve dhe ta pastroj shoqërinë prej të gjitha degëve të fesadit.
4. Hixhabi është nder dhe mbulesë për femrën, përderisa ajo, siç cekëm edhe më herët, është avret e cila duhet mbuluar dhe rreptësisht është e ndaluar zhveshja e saj, ndërsa nëse punohet kundër këtij rregulli dhe urdhri atëherë direkt thyhen rregullat e Allahut xh.sh. sepse kjo gjë është një mëkat i madh.
5. Hixhabi komplet përshtatet ne kuadër të specifikave dhe karakteristikave të gruas, të cilat karakteristika secila grua i ka përderisa ajo është pjese e imanit- siç thekson Muhammedi a.s. në hadithin që e transmeton Hakimi r.a.: "Zhveshja dhe zbulimi çon vetëm deri te e keqja dhe shkatërrimi i individit dhe e tërë shoqërisë."
| < Meparshme | Vijuesi > |
|---|
Emrat e Allahut
Ndihmoni Jetimat

2.familjet nga Velesi i Maqedonis i ka
marë nji familje nga Zvicra I.Asipi për ti
ndihmuar nga 50,-frz njërën familje dhe
50,-frz familjen tjetër për çdo
muaj. Allahu inshallah e shpërblen kët
familje e cila ka marë këtë ndihmesë .

































