gototopgototop

Shehadeti

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot261
mod_vvisit_counterDje808
mod_vvisit_counterKete jave1901
mod_vvisit_counterJaven e kaluar6472
mod_vvisit_counterKete muaj5782
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar21318
mod_vvisit_counterGjithsejj121269

Në Linjë

Momentalisht kemi 47 mysafirë në linjë

Sondazh

Sa shpenzoni ju per te varferit ne vit





FMMZ : tubon edhe :

  1. ZEKATIN.
  2. VITRAT.
  3. KURBANIN. 

 

Porositni CD  me  Ilahi nga

motra Merita Burrniku 10,-frz

inkluziv posta.

Emrat e bukur të Allahut të përmendura në Kuran

E Merkure 07 Prill 2010 21:30 FMMZ
Printoje PDF
Vlerësimi i Përdoruesve: / 6
I DobëtI Shkëlqyeshëm 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.  


1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi);
 
2. ER RAHIM (Mëshirëploti).
“Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2.

3. EL MELIK (Sunduesi);

4. EL KUDUS ( i Pastërti);

5. ES SELAM (Paqedhënësi);


6.
EL MUMIN (Siguruesi);

7.
EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi);

8.
EL AZIZ (Fuqiploti);


 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi);

10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi).
“Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që i vishen), Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i Plotfuqishëm, Mbizotërues, i Madhërishëm. I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” Hashër, 23.

11. EL HALIK (Krijuesi);

12. EL BARI (Filluesi);

13. EL MUSAVIR (Formëdhënësi).
“Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të Tij janë emrat më të bukur.”Hashër, 24.


14. EL EVEL;

15. EL AHIR;

16.EL DHAHIR (I Dukshmi me krijim);

17. EL BATIN (I Padukshmi me Qenie).
“Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit që s’ka mbarim, i Dukshmi dhe i Padukshmi.” Hadid, 3.

18. EL SEMI (Dëgjuesi);

19. EL BESIR (Vështruesi).
“Asnjë send nuk është si Ai, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” Shura, 11.

20. EL MEULA (Mbrojtës);

21. EN NESIR (Ndihmëtar).
“Sa Mbrojtës i mirë dhe sa Ndihmëtar i madh që është.” Haxh, 78.

22. EL AFUVU (Mëkatfalësi);

23. EL KADIR (Plotfuqishëm).
“Allahu është i Plotfuqishëm, fal shumë.”Nisa, 149.

24. EL LATIF (I Buti);

25. EL HABIR (I Gjithëinformuari).
“Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” En’am, 103.

26. EL KEBIR (I Madhi);

27. EL MUTEAL (I Gjithëlartësuari).
“Ai është i Madhëruari e i Lartësuari.” Rad, 9.

28. EL VAHID (Një);

29. EL KAHAR (Mposhtësi).
“E ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotërues.” Ibrahim, 48.

30. EL HAKKU (I Vërteti);

31. EL MUBIN (I Qarti në drejtësi).
“E ata e dinë se Allahu është Ai i Vërteti, i Qarti në drejtësi.” Nur, 25.

32. EL KAUIJ (I forti);

33. EL METIN (I pathyeshmi).
“Ai është i Gjithëfuqishmi, Ngadhënjyesi.” Shura, 19.
“Allahu është Furnizues i madh; Ai, Fuqiforti.” Dharijat, 58.

34. EL HAJU ( i Gjalli);

35. EL KAJUM (I përjetshmi);

36. EL ALIJ (I Larti);

37. EL ADHIMU (Madhështori).
“Allahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.”
“E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.” Bekare, 255.

38. ESH SHEKURU (Mirënjohësi),

39. EL HALIMI (I Buti).
 “Allahu është shumë Mirënjohës, i Butë.” Tegabun, 17.

40. EL VASIU (Gjithëpërfshirës me dije dhe mëshirë);

41. EL ALIMU (I Gjithëdituri).
Allahu është i Gjerë (në bujari) e i Dijshëm.” Bekare, 115.


42. ET TEUAB (Pendimpranuesi);

43. EL HAKIM (I Mençuri).
 “Pa dyshim, Allahu pranon pendimin është i Gjithëdijshëm.”Nur, 10.

44. EL GANIJ (I Pasuri);

45. EL KERIMU (Fisniku).
“E kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e Bujar." Neml, 40.

46. EL EHAD (I Vetmi);

47. ES SAMED (I Domosdoshmi).
“Thuaj: Ai, Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.’’ Ihlas, 2.

48. EL KARIB (I afërt);

49. EL MUXHIB (Lutjepranuesi).
“Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)." Hud, 61.

50. EL GAFUR (Gjithëfalësi);

51. EL UEDUD (I Dashuri).
“Ai është që fal mëkatet, është i Dashur.” Buruxh, 14.

52. EL UELIJ (Mbojtësi i besimdrejtëve);

53. EL HAMID (I Lavdëruari).
“Ai është Mbikëqyrësi, i Lavdëruari.” Shura, 28.

54. EL HAFIDH (Ruajtësi);

55. EL MEXHID (I Lavdishmi).
“E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.” Sebe, 21. “Është i Zoti i Arshit  të madhëruar.”Buruxh, 15.

56. EL FETAH (Zgjidhjedhënësi).
“Se Ai është Gjykatës i drejtë, i Dijshëm.”Sebe, 26.

57. ESH SHEHID (Dëshmuesi).
“Allahu di dhe vështron çdo gjë.” Haxh, 17.

58. ESH SHAKIR (Shpërblyes).
“E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se Allahu është Shpërblyes, i Gjithëdijshëm.” Bekare, 158.

59. EL MELIK (Sunduesi);

60. EL MUKTEDIR (I Gjithëmundshmi).
“Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te Allahu).” Kamer, 55.

61. EL KAHIR.
“Ai është Mbizotërues ndaj robërve të Tij.” En’am, 18.

62. EL KADIR (I Fuqishmi).
“Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa Përcaktues të mirë jemi.” Murselat, 23.

63. EL HALAK (Krijues i përgjithshëm).
“Vërtet, Zoti yt është Krijuesi i përgjithshëm, më i Dijshmi.” Hixhr, 86.

64. ER REZAK (Furnizuesi).
“Allahu është Furnizues i madh; Ai Fuqiforti.” Dharijat, 58.

65. EL UEKIL (Përkujdesësi).
“Neve na mjafton që kemi AllahuN, Ai është Mbrojtësi më i mirë." Ali Imran, 173.

67. ER REKIB (Vigjiluesi).
“Allahu është përcjellës ndaj çdo sendi.”Ahzab, 52.

68. EL HASIB (Llogarimarrësi).
“Allahu llogarit për çdo send.” Nisa, 86.


69. EL MUKIT (Ushqyesi).
Allahu është i Plotfuqishëm ndaj çdo sendi.” Nisa, 85.

70. EL EKREM (Më bujari).
“Lexo, Se Zoti yt është më bujari!”Alek, 3.

71. EL BERR (Mirëbërësi).
“E Ai është Bamirës, Mëshirues." Tur, 28.

72. EL GAFAR (Gjithëfalësi).
“Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka mes tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi.” Sad, 66.

73. ER REUF (I Dhembshuri).
“Po Allahu është shumë i Butë, i Mëshirshëm.”Nur, 20.

74. EL VEHAB (Dhuruesi).
“A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit?!” Sad, 9.

75. EL UARITH (Trashëgues).
“A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit?!” Hixhr, 23.

76. ER RAB (Zot).
“Qytet i mirë dhe Zot Mëkatfalës.” Sebe, 15.

77. EL A’LA (Më i Lartësuar).
“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të Lartësuarin.” A’la, 1.

78. EL ILAH (Zot që meriton adhurim).
“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është Mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron.” Bekare, 163. 

Comments (0)
LAST_UPDATED2

Emrat e Allahut

Jakup Hasipi"Një Hoxhë si ky"

Ndihmoni Jetimat

 

2.familjet nga Velesi i Maqedonis i ka

marë nji familje nga Zvicra I.Asipi për ti

ndihmuar nga 50,-frz  njërën familje dhe 

50,-frz familjen tjetër  për çdo

muaj. Allahu inshallah e shpërblen kët

familje e cila ka marë këtë ndihmesë .

Alla-Transport klikoni mbi foto

Xhamia Grenchen

www.shopislam.de

Faqe me libra,dvd.cd.

 

pendohu.info

Webfaqe Islame

Sinqeriteti .com

Webfaqe Islame

El Buhari

 

Bashkësia Islame wien

 

BIS

Bashkesia Islame Solothurn

Islamische Kleider

Shoping -  Veshje Islame

Albwebs

Web Hosting Solution

Zëri i Strugës

 

Webfaqe  Islame

 

Radio Pendimi

Degjoni Radio Pendimin

Komandant Hoxha

Webfaqja e komandant Hoxhës

zeriislam.com

webfaqe islame