Shehadeti
Antarët
Në Linjë
Sondazh
Sa shpenzoni ju per te varferit ne vit
FMMZ : tubon edhe :
- ZEKATIN.
- VITRAT.
- KURBANIN.

Porositni CD me Ilahi nga
motra Merita Burrniku 10,-frz
inkluziv posta.
Kushtet
Kushtet themelore të Islamit janë 33:
Farzet e Besimit janë:
- Besimi në Zotin një;
- Besimi në engjëjt(melaiket) e Zotit;
- Besimi në librat(kitabet) e Zotit;
- Besimi në Pejgamberët e Zotit;
- Besimi në Ditën e Kijametit(Gjykimit);
- Besimi në kadanë dhe kaderin e Zotit
(vendimin dhe caktimin).
Farzet e Islamit janë:
- Shehadeti-dëshmija.
- Namazi-falja e 5 kohëve.
- Zekati-pastrimi i pasurisë.
- Agjërimi- muaj i ramazanit.
- Haxhi- vizita e Qabes së shejntë.
Farzet e Abdestit janë:
- Larja e duarve dhe e fytyrës.
- Larja e parakrahëve gjer në brryla
- Fërkimi me dorë të lagur i një të katërtës së kokës.
- Larja e këmbëve gjer në brryla.
Farzet e Gusullit janë:
- Larja e gojës.
- Larja (tërheqja e ujit) në hundë.
- Larja e plotë e trupit.
Farzet e Tejmumit janë:
- Bërja e nijetit,shprehja e qëllimit për se do të bëhet tejmumi.
- Rrahja e dy shuplakave të dorës në dhe të pastër dhe fërkimi i fytyrës.
- Rrahja e dy shuplakëve të të dorës në dhe të pastër dhe fërkimi i krahëve gjer mbi brryla:me dorë të majtë fërkojm krahun e djathtë,kurse me dorën e djathtë fërkojm krahun e majtë.
Farzet e Namazit janë:
Gjashtë para namazit.
- Marja abdest;
- Të jetë i pastër trupi,rrobat dhe vendi ku do të falemi;
- Të mbulohet avreti(pjesa e turpshme e trupit);
- Drejtimi kah kibla;
- Namazi të bëhet në kohë të caktuar;
- Bërja e nijetit.
Gjashtë pasi të hyjmë në namaz
- Tekbiri fillestarë;
- Qëndrimi në këmbë;
- Këndimi i kur`anit;
- Rënia në ruku;
- Rënia në sexhde;
- Qëndrimi ulur në fund të namazit.
..................................................................................................................
Nji përshkrim i shkurtër reth shqiptimit të Shehadetit:

"Esh'hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu - Besoj dhe deklaroj se ekziston vetëm një Zot - All-llahu dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij ".
Me këtë dekleratë njesohet besimi Islam - imani me urdhëresat praktike - Islamin.
..................................................................................................................
Nji përshkrim i shkurtër rethë Namazit dhe Abdestit:

Rëndësia e këtij obligimi islam në veçanti theksohet në më se njëqind ajete kur'anore, sepse namazi është vërtetim dhe manifestim i besimit të vërtetë - imanit.
Përgatitja për namaz
Për namaz nevoiten disa përgatitje, të cilat përbëhen nga këto kushte:
1.trupi, petku dhe vendi ku do të falet të jetë i pastër,
2.të merret abdest (sipas nevojës të lahet, ose nëse kjo nuk është e mundhsme, të merret tejmmum),
3.të vishet sipas rregullit,
4.të falet në kohë,
5.të kthehet kah kibla,
6.të bëhet nijet.
Përbërja e namazit
Namazi përbëhet nga këto pjesë apo rukne:
1. iftitah - tekbir, tekbiri fillestar (All-llahu ekber),
2. kijam, qëndrimi në këmbë,
3. kiraet, lëximi i Kur'anit në namaz,
4. ruku, përkulja në namaz,
5. suxhud, lëshimi i fëtyrës përtoke në namaz,
6. teshehhud, ulja në namaz.
Falja e namazit
Me të hyrë në namaz, bëjmë nijetin dhe duke i ngritur duart lart, shqiptojmë:
All-llahu ekber ( All-llahu është më i Madhi),
(Që do të thotë: i ngre duart nga kjo botë dhe i kthehemi All-llahut, të Vërtetës dhe Madhërisë më të madhe).
Lidhja e duarve në kijam do të thotë: e lidh zemrën dhe mendimet e mia vetëm për All-llahun xh.sh.
Në rekatin e parë lexojmë:
Subhanekell-llahumme ve bi hamdike ve tebarekesmuke ve te'ala xheddukem ve la ilahe gajruke.
(Që do të thotë: Lavdërimi të qoftë Ty, o Zoti im. Ty të takon çdo falënderim. I lartësuar është emri Yt, e paarritshme është madhëria Jote. Pos Teje s'ka zot tjetër).
Pastaj lexojmë:
E'udhu bil-lahi minesh-shejtanir-raxhim
Bismil-lahir-rahmanir-rahim
(Që do të thotë: Kërkoj mbështetje te Zoti kundër djallit të mallkuar. Në emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit).
El-hamdu lil-lahi rabbil-alemin
Er-rahmanir-rahim
Maliki jevmiddin
Ijjake na'budu ve ijjake neste'in
Ihdinessiratal-mustekim
Siratal-ledhine en'amte alejhim
Gajril-magdubi alejhim veleddal - lin
Që do të thotë:
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Sunduesit të ditës së Gjykimit
Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
Udhëzona në rrugën e drejtë,
Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!Amin
Pas Fatihasë ( e cila lexohet në secilin rekat), në dy rekatet e para të namazeve farz, e të atyre sunnet në secilin rekat, lexohet nga një sure apo disa ajete.
Pastaj duke shprehur tekbirin - All-llahu ekber, shkohet në ruku', ku tri herë thuhet:
Subhane rabbijel-adhim,
(Lavdërimi të takon Ty, o Zoti im i madh) e pastaj duke u drejtuar thuhet:
Semi'all-llahu limen hemideh , (E dëgjon All-llahu atë që e falënderon),
Rabbena lekel-hamd , (Falënderimi të qoftë Ty, o Zoti ynë!).
Pastaj me tekbir - All-llahu ekber, lëshohet në sexhde, ku në dy sexhde të njëpasnjëshme, të ndara me tekbir, tri herë lexohet:
Besmelja,
Fatihaja dhe
Një sure, një ajet i gjatë ose disa të shkurtër,
E pastaj në të njëjtën mënyrë kryhet edhe ruku'i dhe sexhdeja.
Pas sexhdes së rekatit të dytë, në ulje lexojmë Ettehijjatu...
Nëse namazi është dyrekatësh (sunneti dhe farzi i sabahut, sunneti i akshamit, sunneti i fundit i drekës dhe i jacisë, farzi i xhumasë dhe namazi i bajramit), atëherë pas ettehijjatu lexohen salavatet dhe duatë.
Pastaj jepet selam, së pari në anën e djathtë, e pastaj në të majtën.
Nëse namazi është trerekatësh (farzi i akshamit dhe namazi i vitrit), ose prej katër rekatëve (sunneti dhe farzi i drekës, sunneti dhe farzi i ikindisë dhe sunneti dhe farzi i jacisë), atëherë (te farzet e drekës dhe sunneti i xhumasë) pas ettehijjatit, e te sunnetet e (tjera), pas salavateve e duave, falet edhe një rekat, gjegjësisht dy, në të cilët, nëse është farz, lexohet vetëm besmeleja dhe Fatihaja, e nëse është sunnet lexohet besmeleja, Fatihaja dhe një sure, gjegjësisht ca ajete, e pastaj në uljen e fundit (kadil-ahiren) lexohen ettehijjatu, salavatet e duatë dhe jepet selam.
DHIKRI PAS NAMAZIT
Pasi të jetë falur namazi, është e lavdërueshme të lexohet: salavat, ajetul-kursiji, tesbihët dhe duaja.
Edhe pse duaja është më mirë të lexohet arabisht, ajo mund të lexohet edhe në gjuhën tonë).
VAXHIBET - OBLIGIMET NË NAMAZ
Në çdo rekat të lexohet Fatiha,
Në dy rekatet e para të namazeve farz, e në të gjitha rekatet e namazeve tjera, të lexohet një sure ose ca ajete,
Në sexhde përveç ballit duhet vënë edhe hundën, në mënyrë që të ndjehet fortësia e tokës,
Në dy rekatet e para të namazeve të natës, të xhumasë e të Bajramit, imami të lexojë Kur'anin në zë, ndërkaq muktediu ta ndjekë duke heshtur,
Të lexohet ettehijjatu në të dyja uljet,
Në uljen e parë të namazeve farz si dhe në sunnetet e drekës e të xhumasë pas ettehijjatu të mos lexohen salavatet.
Në farzin e drekës e të ikindisë imami të lexojë Kur'an në vete, ndërsa muktediu ta ndjekë duke heshtur,
Në namazin e vitrit, në rekatin e tretë, (pas sures) të merret tekbir dhe të lexohet duaja e kunutit,
Në namazet e bajramit, në rekatin e parë pas subhanekes, ndërsa në të dytin pas sures, të merren nga tri tekbire (duke i ngritur duart deri te veshët),
Në fund të namazit të jepet selam.
KUPTIMI I RUKNEVE TË NAMAZIT
Të gjitha ruknet e namazit - iftitah tekbiri , kijami , kiraeti , ruku'i , suxhudi dhe tesheh - hudi kanë kuptimin dhe arsyen e thellë të tyre . Kijami - qëndrimi dhe kiraeti - leximi në namaz nënkuptojnë qëndrimin para All-llahut , bisedën dhe kontaktin shpirtëror me Krijuesin dhe falënderimin në begatin e Tij të panumëruar . Kijami njëkohësisht na përkujton Ditën e Gjykimit kur njerëzit , duke qëndruar para All-llahut, do të japin llogari për veprat e tyre .
Ruku'ja - përkulja , nënkupton falenderimin ndaj Krijuesit , për të mirat që i gëzojmë dhe përulshmërin para Madhëris së Tij . Sexhdeja - lëshimi i fytyrës në tokë , është shprehje e thellë e përulshmërisë dhe e nënshtrimit ndaj All-llahut xh.sh. Në sexhde njeriu është më afër All-llahut xh.sh.
Namazet farz , vaxhib dhe sunnet
Muslimani e ka për detyrë të domosdoshme farz, që gjatë ditës e natës të falë pesë namaze, e që janë : 1. Sabuhu- katër rekate: dy sunnet dhe dy farz,
2. Dreka - dhjetë rekate : katër sunnet , katër farz dhe dy sunnet të fundit , 3. Ikindia - tetë rekate : katër sunnet dhe katër farz,
4. Akshami - pesë rekate : tre farz dhe dy sunnet dhe,
5. Jacija - trembëdhjetë rekate : katër sunnet, katër farz , dy sunnet të fundit dhe tre të vitër namazit .
Kompensimi dhe shkurtimi i namazit
Farzet e namazeve të lëshuara jemi të detyruar t'i kompensojmë , duke i falur ato . Sunneti i ikindisë dhe i jacisë ndonjëherë mund të mos falet , pra të lihet Nëse jemi udhëtarë - mysafirrë në largësi prej më se 86 km., farzet prej katër rekateve mund t'i shkurtojmë në dy rekate .
Kuptimi i namazit
Namazi , si edhe çdo dispozitë tjetër islame , ka kuptimin e tij të dyfishtë: ta nxisë njeriun në falënderimin e All-llahut xh.sh dhe në kryerjen e veprave të mira fisnike dhe ta ndalojë nga veprat dhe mendimet e këqija.
All-llahu xh.sh thotë:
"Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve);
All-llahu e di ç'punoni ju." (El - Ankebut, 45)
"(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve." (El - Haxhxh, 41)
Muhammedi alejhisselam namazin e ka krahasuar me lumin andaj ka thënë: "Ç'mendoni, sikur ndokush prej jush të kishte një lum para dyerve, e të lahej në të për çdo ditë nga pesë herë...? Kështu ndodh edhe me pesë namazet gjatë ditës e natës. All-llahu me to i shlyen mëkatet e mu'minit".
Njeriu që rregullisht e fal namazin, duke qenë i vetëdijshëm për qëllimin dhe përmbajtjen e tij, patjetër të jetë i pastër shpirtërisht dhe moralisht. Ai që vazhdimisht mendon në Zotin, mendon edhe në veprat e mira e të ndershme. Një njeri i tillë është më tepër qenie shpirtërore sesa fizike. Ai është i zbukuruar me virtytet më të mira. Për të tillët All-llahu xh.sh. thotë:
"O ti shpirt i bindur plotësisht!
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
Hyn në turmën e robërve të Mi!
Dhe hyn në Xhennetin Tim!" (El Fexhër, 27-30)
Namazi është qetësi shpirtërore. Ndërkaq shpirtërisht i qetë mund të jetë vetëm mu'mini i cili nuk mburret e nuk krenohet me të mirat e kësaj bote, duke e ditur se ato janë mëshirë dhe provë e Zotit.
Namazi për mu'minin është dritë e cila ia shëndrit rrugët e së vërtetës dhe e shpie në lumturi në të dyja botërat. Ai është dëshmi e besimit të sinqertë dhe e cilësive të larta morale të besimtarit.
Muhammedi alejhisselam thotë:
"Gëzimi im më i madh është në namaz".
"Atë që namazi nuk e largon nga punët e këqija, ai edhe më tepër e largon nga mëshira e Zotit".
Mospërfillja e namazit
Namazi i disave vetëm nga pamja e jashtme është namaz. Mendimet e tyre rëndom janë të drejtuara në gjëra dhe sende të tjera. Ata konsiderojnë se namazi është vetëm "borxh ndaj All-llahut", të cilin gjithsesi duhet ta paguajnë. Falja e këtillë e namazit është e paqëllimtë dhe e pakuptimtë. Në Kur'an për këtë thuhet:
"Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm." (E-Ma'un, 4-5)
Ndërsa Pejgamberi i All-llahut na e tërheq vërejtjen duke na thënë se prej namazit do të pranohet, aq sa kemi qenë të pranishëm me mend në të
Lëshimi i namazit
Lëshimi - mosfalja e namazit paraqet mëkat të rëndë dhe mospërkulje ndaj All-llahut xh.sh. Kur'ani këtë e përshkruan me këto fjalë:
"E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja)." (Merjem, 59)
Duke folur për këtë Pejgamberi alejhisselam ka thënë: "Gjëja e parë për të cilën njeriu do të përgjigjet në ditën e Gjykimit është namazi, e nëse ai është i mirë, të mira do të jenë edhe veprat e tjera, e nëse ai është iI keq, të këqija do të jenë edhe veprat tjera".
I Dërguari i Zotit po ashtu ka thënë: "Nuk ka fe ai që s'është i besës, as namaz pa pastërti, as fe pa namaz. Namazi për fenë është ajo që për trupin është koka".
"Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë - shirkut dhe mosbesimit është lëshimi i namazit".
NAMAZI DHE TË RINJTË
Për fadiletet - vlerat e mëdha të namazit, Muhammedi alejhisselam i ka urdhëruar të gjitha gjeneratat e muslimanëve, deri në Ditën e Gjykimit, që namazin ta konsiderojnë detyrë të vetën parësore dhe t'i mësojnë fëmijët e tyre që nga mosha shtatë vjeqare ta kryejnë rregullisht këtë detyrë të madhe islame, ndaj ka thënë:
"Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin kur t'i mbushin shtatë vjet, e kur t'i mbushin dhjetë, atëherë nëse këtë e refuzojnë, bëhuni edhe të ashpër".
Namazi i përbashkët dhe vetëm
Për namazin me xhemat Muhammedi alejhisselam thotë: "se është më i mirë tek All-llahu xh.sh për njëzet e pesë shkallë nga namazi i falur vetmas".
Namazi në xhemat e zhvillon ndenjën e vëllazërisë, dashurisë dhe afrimit të ndërsjellë.
Muslimanët duhet të ndjehen si anëtarë të një familje, gjë që më së miri arrihet nëpërmjet namazit të përbashkët. Namazi i përbashkët mund të falet edhe në rrethin familjar, e mund të falin edhe vetëm dy anëtarë, p.sh. burri dhe gruaja etj.
Namazi i xhumasë është namaz i domosdoshëm javor, i cili falet bashkërisht të premteve në kohën e drekës. Namazin e xhumasë, në vend të drekës mund ta falin edhe gratë. Kjo në veqanti është e preferueshme për shkak të dëgjimit të hutbes dhe përcjelljes së porosive të saj te anëtarët e tjerë të familjes.
Namazi i xhumasë ka dhjetë rekate: Katër sunnet, dy farz dhe katër sunnet.
Namazi i xhenazes , i falet muslimanit dhe muslimanes së vdekur. Ai është farzi kifaje, do të thotë, detyrë e përbashkët e të gjithë muslimanëve të xhematit përkatës.
Namazi Bajramit është vaxhib për meshkujt. Falet dy herë në vit, në Bajramin e Ramazanit dhe në Bajramin e Kurbanit. Ka dy rekate.
Namazin e xhumasë, të xhumasë dhe të bajramit për borxh e kanë ta falin vetëm, meshkujt.
Gratë dhe xhemati
Parimisht, të gjitha detyrat islame janë të obliguar t'i kryejnë edhe meshkujt edhe femrat. Kështu edhe gratë mund të shkojnë në xhemat dhe meshkujt nuk kanë të drejtë t'i ndalojnë. Muhammedi alejhisselam thotë:
"Mos i ndaloni robëreshat e All-llahut të mos shkojnë në xhami".
Ato nuk mund të hyjnë në xhami dhe të falen vetëm gjatë kohës së hajdit dhe nifasit (menstruacionit dhe lehonisë).
Higjena e namazit
Higjena e namazit ndahet në fizike dhe shpirtërore. Higjena fizike përbëhet nga larja dhe pastrami I tërë trupit , ose vetëm nga marrja e abdestit - larjes së gojës, hundës, fëtyrës, duarve deri të bërrylat, prekjes së kokës, qafës dhe veshëve (mes'h), larjes së këmbëve deri mbi nyjet. Po nuk ruhet abdesti i mëparshëm, duhet të merret abdest për çdo namaz.
ABDESI
Nje nga obligimet e Faljes, per besimtarin eshte abdesi, apo pastrimi i pjesshem.
Si te marrim abdes?
Pasi qe te vendosim per te marre abdes themi Bismilahi-Rrahmani-Rrahim.
Me pas:
Lajme duart rreth shuplakes tre here duke ferkuar mire deri ne kyçe.
shperlajme gojen dhe hundet tre here
pastrojme fytyren gjithashtu tre here (pastrimi te jete i plote, deri poshte gushes)
pastrojme dy duart gjithashtu deri ne pjesen e siperme te berrylit duke filluar prej te djathtes.
Te njejten gje bejme dhe me doren e majte
me dore te lagur lagim pjesen e siperme te kokes .
me duar te lagura i pastrojme veshet.Pastrimin e vesheve e bejme duke prekur me gishtin tregues brendine e tyre e me te madhin pjesen e jashtme te vesheve.
Pastaj pastrojme dy kembet deri mbi kyce duke pasur kujdes qe te mos leme asnje pjese pa lagur (fillojme me te djathten dhe me pas te majten).
Pas larjes themi Elhamdulilah (Falenderimi i qofte Allahut).
------------------------------------------------------------------------------
Uji me te cilin merret abdes (disa sqarime).
- Duhet te jete i paster.
- Nuk lejohet qe te merret abdes me uje te ndotur.
- Nuk lejohet te merret abdes me uje ne te cilin ka pire derri apo kane ndotur kafshet.
- Uji i detit, liqenit, lumenjve apo vendeve qe uji qarkollon eshte I LEJUAR.
- Uji eshte i lejuar kur nuk vjen ere (ndotjeje), eshte pa ngjyre (dmth nuk ka pisllek ne te).
--------------------------------------------------------------------------------
Cfare e prish Abdesin?
- Abdesi prishet kur njeriu fle në gjume.
- Kryen nevojave personale .
- Nxjerrja e gazrave.
- Ngrenia e mishit te deves.
Me pastrimin e domosdoshëm për namaz nënkuptohet pastrimi i tërë trupit, rrobave dhe vendit ku do të falemi.
Namazi dhe higjena e përgjithshme është detyrë e domosdoshme fetare e urdhëruar me Kur'an dhe Hadith. All-llahu xh.sh. thotë:
"Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme." (El Bekare, 222)
Secila dispozitë islame krahas domethënies së saj të jashtme, ka edhe kuptimin dhe përmbajtjen e saj të brendshme. Kështu edhe abdesti, përveq pastërtisë fizike, ka edhe atë morale - shpirtërore. Kjo është larja simbolike nga mëkatet, nga mendimet dhe qëllimet e irituara. Në këtë qëndron kuptimi bazor i tij. All-llahu xh.sh thotë:
"Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi." (El -Isra', 36)
Muhammedi alejhisselam thotë: "Sytë bëjnë zina - kurvëri me të parët epshor, veshët me të dëgjuarit, duart me të prekurit, ndërsa këmbët me të ecurit".
Për këtë shkak Pejgamberi, kur një ashab i tij e luti t'ia lexojë një dua që do të përfshinte çdo gjë, e mori dorën e tij dhe në frymën e ajetit të mësipërm lexoi: "Thuaj: të lutem, o Zot më ruaj nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës sime dhe përgjithsisht nga e keqja që rrjedh nga unë".
Abdesti është akt devotshmërie nëpërmjet të cilit muslimani përgatitet për një akt tjetër më të lartë - namazin, në mënyrë që të dëlirë shpirtin e tij nga të këqijat, dhe kështu i pastruar, me anë të ekstazës shpirtërore, t'i afrohet Krijuesit të vet - All-llahut xh.sh.
Kuptimi shëndetësor i namazit
Qëllimi parësor i namazit është që ta zhvillojë fuqinë shpirtërore të njeriut. Megjithatë në namaz as trupi nuk është lënë pasdore. Disa lëvizje të namazit, krahas domethënies së tyre shpirtërore, kanë edhe kuptimin e vet fizik. Këto lëvizje, edhe pse simbolike, shpiejnë në forcimit e trupit dhe në krijimin e baraspeshës psiko-fizike.
Vendet e faljes
Namazi nuk është i lidhur ekzkluzivisht për xhaminë. Muslimani mund të falet kudo: në shtëpi, në livadh, në auto, në aeroplan, në tren, në anije etj. Ndaj, shtëpia e muslimanit njëkohësisht është edhe xhami.
Qëndrimi ndaj namazit
Qëndrimi I sotëm I muslimanëve ndaj namazit është gati I mjerueshëm. Shumica nuk e përfillin këtë detyrë islame nga përtacia djhe moskujdesi. Një numër falet shumë rralë - vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe bajrameve, ndërsa të tjerët mendojnë se mund t'I afrohen Zotit edhe në mënyra të tjera.
Shqetësues është edhe fakti se shumë prindër, të cilët përkohësisht ose rregullisht I çojnë fëmijët e tyre në mësim-besimin fetar, vetë ata nuk e falin namazin, po as që I praktikojnë obligimet e tjera islame dhe kështu me shembullin e tyre personal ndikojnë negativisht në familjet e veta, në edukimin dhe sjelljen e tyre.
Porosia e All-llahut në këtë drejtim është shumë e qartë:
"Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem". (Gafir, 60)
Dhe me të vërtetë nëse njeriu nuk është i gatshëm që gjatë natës dhe ditës t'i sakrifikojë disa çaste në emër të All-llahut xh.sh., kjo atëherë pra është shenjë e sigurtë e mosbesimit - kufrit.
Muhammedi alejhisselam thotë: "Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë - mosbesimit është lëshimi i namazit".
Namazi në esencë është metodë e edukimit islam, i cili në zemrën e besimtarit mbjell të vërtetën dhe formon ndenjën e kontrollit dhe të pranisë së All-llahut xh.sh.
...................................................................................................................
Nji përshkrim të shkurtër rethë Zekatit:

All-llahu xh.sh. thotë: "Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet." (El Bekare, 261)
Zekati është i obliguar me Kur'an dhe Hadith - me burimet kryesore të Sheriatit , si detyrë e domosdoshme fetare, farzi ajn, e çdo muslimani dhe muslimaneje të pasur, të cilët sipas Sheriatit posedojnë sasi të caktuar të pasurisë - nisabin.
Obligueshmëria e zekatit rrjedh nga më shumë ajete kur'anore, e në veçanti është potencuar në suren Tevbe:
"Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh."(Et Tevbe, 103).
"Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)." (Edh Dharijat, 19).
Nga urdhëresat kur'anore rezulton se zekati është detyrë dhe e drejtë. Detyrë e të pasurve ndaj të varfëve, ndërsa e drejtë e të varfëve ndaj të pasurve.
SHPËRBLIMET PËR DHËNIEN E ZEKATIT
Për çdo sakreficë që besimtari e bën në emër të All-llahut, Ai i premton shpërblim të dyfishtë, në këtë dhe në botën e ardhshme - ahiret:
"Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë." (El -A'raf, 156)
"Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë ate që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju."(El Bekare, 272)
HISTORIKU I INSTITUCIONIT TË ZEKATIT
Institucioni i zekatit u bë obligim për musliamnët qysh në Meke. Mirëpo, meqë muslimanët atëbotë qenë të persekutuar e të keqtrajtuar nga ana e idhujtarëve mekas, kështu që në pikëpamje materiale ishin shumë të dobët, andaj urdhëresa e zekatit nuk mund të zbatohej në tërësi.
Kjo dispozitë përsëri është theksuar në Medine, në vitin e dytë pas hixhretit, në ajetin:
"Falni namazin dhe jepni zeqatin, dhe falnu me ata që falen (bini në rukuë me ata që bijnë)."(El Bekare, 43),
prej kur edhe filloi që zekati të kryhet në praktikë.
Vlera gjegjësisht lartësia e zekatit, nuk është caktuar me Kur'an, siç nuk është caktuar e precizuar më detajisht as edhe urdhëresat e tjera, siç është namazi, haxhxhi etj. Ato i ka sqaruar edhe me shembullin e vet i ka treguar Muhammedi alejhisselam.
Muhammedi alejhisselam e ka caktuar edhe përqindjen e ndarjes së zekatit:
"Ndajeni një të dyzetën pjesë të pasurisë suaj" (do të thotë, 2.5%), ndërsa Ebu Bekri dhe Omeri e kanë qartësuar detajisht këtë me rregulloret e tyre.
Arabët më të pasur , të cilët në filim qenë të prirë të kalonin në Islam, këtë urdhëresë e shikonin me dyshim, sepse Islami u paraqit si sitem i ri social.
Mbledhja e zekatit, si edhe e tatimeve dhe kontributeve të tjera, ishte brengë e shtetit islam.
Edhe pse bota arabe gjatë jetës së Muhammedit alejhisselam e pranoi Islamin masovikisht, përsëri shumëkushi nuk mundi t'i flakë shprehitë dhe zakonet pagane të tyre. Prandaj ca fise pas vdekjes së Muhammedit alejhisselam refuzuan ta japin zekatin dhe kaluan në anën e ca pejgamberëve të rrejshëm, si Musejleme el-Kedhdhabi, duke deklaruar se nuk e lëshojnë Islamin, por vetëm refuzojnë ta japin zekatin.
Halif Ebu Bekër pa kurrëfarë ngurimi luftoi kundër këtyre fiseve, duke i detyruar ta japin zekatin.
DOMETHËNIA E FJALËS ZEKAT
Fjala zekat do të thotë pastrim, ose larje. Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.
Në kuptimin shpirtërorë, zekat do të thotë pastrim nga mëkatet dhe kënaqje e vullnetit dhe e urdhërit të All-llahut xh.sh.
Zekati e pastron dhe e çliron njeriun nga makutëria ndaj të mirave të kësaj bote.
Ai të shpie në njohjen se vlera e njeriut matet sipas virtyteve morale dhe humane, e jo sipas pozitës dhe madhësisë së pasurisë.
Zekat do të thotë edhe patrim i pasurisë nga e drejta (hakku) e huaj, sepse njeriu kurrë nuk është i sigurt edhe krahas kujdesit të tij se diç e palejueshme nuk është futur në pasurinë e tij.
PËRQINDJA DHE LLOJET E PASURISË PËR TË CILAT JEPET ZEKATI
Nisab është sasia e caktuar e pasurisë me Sheriat, kështu që kur arrihet kjo sasi - nisabi, hyn në fuqi obligimi për dhënien e zekatit.
Sipas kësaj, zekati nuk jepet në llojin dhe sasinë e pasurisë e cila s'e arrin nisabin ose është e veçuar nga dispozita për dhënien e zekatit.
Lënda e zekatit është pasuria të cilën pronari e posedon një vit të tërë në pronësinë e tij. Nga kjo veçohet pasuria që shërben për nevojat siç janë: banesa, orenditë shtëpiake, rrobat, mjetet e punës, kafshët për punë, pasuria e caktuar për larjen e borxheve, pastaj prodhimet e duhura ushqimore për ekzistimin e familjes.
Kur'ani nuk e ka precizuar qartë se cilën pjesë dhe nga cili lloj i pasurisë duhet dhënë zekatin.
Kur'ani vetëm thotë:
" Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën!" Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq)." (El Bekare, 219)
Sipas kësaj Kur'ani e ka caktuar parimin e përgjithshëm, ndërsa Muhammedi alejhisselam e ka precizuar këtë urdhëresë: "Jepni çerekun e një të dhjetës së pasurisë suaj!", që në përqindje i vjen 2.5% ose një e dyzeta pjesë.
Në nevojat shtëpiake të liruara nga dhënia e zekatit bën pjesë edhe stolia e gruas nga guri I çmuar, margaritari, etj.
Arid he argjendi, ndërkaq, janë lëndë e zekatit, pa marrë parasysh se për çfarë janë të caktuar përderisa e përmbushin minimumin e shumës së caktuar me Sheriat - nisabin.
Sipas kësaj, lëndën e zekatit e përbëjnë:
ari, argjendi, monedhat dhe letrat me vlerë,
malli për tregti, prodhimet bujqësore dhe
disa kafshë shtëpiake.
Nisabi i arit është 91.6 gram. Në këtë vlerë jepet 2.5% gjegjësisht një e katërdhjeta pjesë.
Nisabi për argjendin është 641.5 gram. Në këtë vlerë, gjithashtu, jepet 2.5% gjegjësisht një e dyzeta pjesë. Nisabi i monedhës është adekuatë me nisabin e arit. Sendet e arta e të argjendta, stolitë, enët etj, trajtohen si ar dhe argjend, ndaj sipas të njëjtës bazë caktohet vlera e nisabit.
Nisabi i mallit për tregti është adekuat me nisabin e argjendit. Kjo do të thotë se, nëse pronari posedon mall për tregti në vlerë të nisabit të argjendit, i cili mall e kalon një vit tek ai, është i obliguar të japë zekatin. Ndërkaq, nëse dikush posedon tepricë të mallit (përveç arit e argjendit), por këtë mall nuk e ka caktuar për tregti, po as për shtimin e pasurisë, në këtë rast nuk është i obliguar të japë zekatin.
Për prodhimet bujqësore që fitohen nga ara ose livadhi të cilët ujiten me ujë të rrjedhshëm ose që u janë ekspozuar reshjeve të natyrës (shiut), jepen dhjetë përqind ose një e dhjeta e sasisë së përgjithshme të prodhimeve. Ndërkaq, për prodhimet, parcelat e së cilave ujiten artificialisht jepet pesë përqind, gjegjësisht e njëzeta pjesë. E njëjta vlen edhe për frutat e pemëve, mjaltin dhe prodhimet qumështore. Nisabi është sa pesë barra anieje, gjegjësisht 653 kg. Për prodhimet bujqësore zekati jipet menjëherë pas vjeljes së tyre.
Zekati nuk jepet për kafshët e buta, të cilat më pak se gjysmë viti janë në kullota, si edhe për shqerrat. Zekat, gjithashtu nuk jepet as për kuajt, që bazohet në hadithin e Muhammedit alejhisselam.
Nisabi për kafshët e mëdha është 30 krerë. Për këtë vlerë duhet dhënë një të re që i ka mbushur dy vjet. Më tutje zekati llogaritet sipas parimit vijues: prej 40 deri në 50 krerë - një të re dyvjeçe, prej 60 deri në 69 krerë - dy të reja dyvjeçe, prej 70 deri në 79 krerë - dy të reja; një dyvjeçe e një tri vjeçe; prej 80 deri në 89 krerë - dy të reja trivjeçe, prej 90 deri në 100 krerë - tri të reja dyvjeçe, prej 100 deri në 109 krerë - tri të reja dy vjeçe, ndërsa një njëvjeçe etj.
Në çdo 30 krerë të ardhshëm jepet një e re dyvjeçe, ndërsa në 40 - një e re tre vjeçe.
Zekati në kafshët e imta - dhen e dhi, jepet sipas këtij parimi: prej 40-120 copë - një dele, prej 121-200 copë -dele, prej 201-399 copë - tre dele, prej 400 copë - katër dele. Më tutje në çdo njëqind jepet nga një dele.
Zekati për huazime jepet në të holla, në ar, në argjend, në mallra tregtie si dhe në vlera tjera.
Obligimi për dhënien e zekatit fillon:
kur huazimet në mallra tregtie realizohen në vlerë të një të pestës (1/5) së nisabit,
kur realizohet nisabi i plotë i huazimeve të cilat rrjedhin nga marrëdhëniet kontraktuese dhe jotregtare (siç është trashëgëmia, testamenti, mehri, qeraja etj.) me kusht që të ketë kaluar një vit nga skadimi i afatit të borxhit.
KUJT I JEPET ZEKATI?
Sipas Kur'anit (suretu Tevbe, ajeti 60) të dhënat e obligueshme fetare, zekati dhe sadakatul-fitri, mund të shpenzohen dhe të shpërndahen në njërën nga këto tetë kategori:
për të varfërit,
për të ngratët,
për punonjësit ( që e tubojnë),
për ata që duhet përfituar zemrat e tyre,
për lirirmin nga robëeria,
për të mbyturit në borxhe,
për në rrugën e All-llahut dhe
për atë që ka mbetur në rrugë .
Këto kategori nuk mund të shfuqizohen - abrogohen, po as të shuhen. Për prioritetin e njërës kategori mbi tjetrën në rastin e dhënë, është i obliguar të kujdeset pushteti kompetent islam.
Në rastet tona, sipas mendimit të shumicës së ulemave, më e rëndësishmja është kategoria e shtatë "për të mirën e përgjithshme - për në rrugën e All-llahut - "fi sebilil-lahi", që përfshin të gjitha llojet e arsimit dhe edukimit islam, gjegjësisht ngritjen dhe zhvillimin e instituteve dhe enteve fetare, qëllimi i të cilave është ruajtja dhe avancimi i parimeve islame.
Sipas dispozitave të fikhut, zekati, parimisht, mund t'u jepet: vëllezërve, motrave, fëmijëve të tyre, mixhallarëve, motrave të babait dhe fëmijëve të tyre, tezeve dhe dajëve dhe fëmijëve të tyre. Zekati gjithashtu, mund t'u jepet edhe fqinjve.
Prioritet te dhënia e zekatit kanë të afërmit, pastaj të familjes së largët, fqinjët, përderisa i mbushin kushtet për pranimin e zekatit.
Zekati, sipas dispozitave të Sheriatit, nuk mund t'i jepet:
jomuslimanit,
personit që ka pasuri të mjaftueshme për mirëmbajtje,
burri gruas po as gruaja burrit,
brezit ngjitës: babait, nënës, gjyshes, gjyshit po as edhe brezit zbritës: fëmijëve, nipave...
personit të sëmurë mentalisht dhe të miturit, të cilët nuk e kuptojnë rëndësinë e zekatit. Ndërkaq, mbikëqyrësit - tutorët e tyre mund ta marrin zekatin në emër të tyre,
borxhliut tënd, për shkak të pagimit të borxhit me zekat.
Vërejtje për mosdhënjen e zekatit:
All-llahu xh.sh. thotë:
"Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, All-llahu s'ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju." (Muhammed, 38)
"O ju që keni besuar, a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini." (Es-Saff, 10-11)
"Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni." (Ali Imran, 180)
............................................................................................................................................................................
Nji përshkrim i shkurtër rethë Agjërimit muajit të shejnë:

Agjërimi është bërë obligim në vitin e dytë hixhrij, me këtë ajet kur'anor: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju."(El Bekare, 183-184)
"Ditët e caktuara" që i përmend Kur'ani, janë muaji i Ramazanit, në të cilin filloi shpallja e Kur'anit, si udhërrëfyes për njerëzinë dhe si dëshmi e qartë që shpie në rrugën e drejtë dhe që e ndanë të vërtetën nga e pavërteta.
Historiku i agjërimit
Nga ajeti i cituar më lartë shihet se agjërimi ka qenë i obliguar edhe para Muhammedit alejhisselam. Disa nga ata popuj janë shfarosur, e disa jetojnë edhe sot, siç janë, kinezët, indianët, persianët, egjiptianët etj.
Në ungjijt (sipas Mateut dhe Lukës) gjithashtu flitet për agjërimin. Dispozitat e agjërimit në Dhiatën e Vjetër (Bibël) janë të paqarta, mirpo dihet se Musai alejhisselam agjëronte nga dyzet ditë.
Fakti se institucioni i agjërimit haset edhe te popujt paganë, flet se edhe këtyre popujve ndonjëherë u kanë ardhur pejgamberë me urdhëresa të njëjta ose të ngjajshme, të cilat i ka shpallur edhe Kur'ani.
Ndërkohë që disa popuj agjërimin e kuptonin si vetmundim - duke mos ngrënë asgjë për një kohë të gjatë (brahmanët, budistët) , të tjerët hanin, duke e lënë vetëm mishin dhe dhjamin e kafshëve (te krishterët).
Përkufizimi i agjërimit në Islam
Agjërimi islam është detyrë e domosdoshme fetare për çdo musliman dhe muslimane të moshës madhore dhe të mençur - që të heqë dorë nga ushqimi, pija, marrëdhëniet intime, duhani dhe veprimet e ngjajshme që e prishin agjërimin dhe që nga agimi deri në përendim të diellit, me nijet që këtë ta bëjë në emër të All-llahut, nëse për këtë nuk ka pengesa.
Agjërimi mund të jetë:
Farz (agjërimi i muajit të Ramazanit dhe agjërimi i kefaretit);
Sunnet (agjërimi i jevmi -ashures, ditës së nëntë dhe të dhjetë të muajit Muharrem);
Mendub ( të agjërosh nga tre ditë për çdo muaj, të hënën dhe të enjten për çdo javë, gjashtë ditët e muajit të Shevvalit, "agjërimin e Davudit", do të thotë, çdo të dytën ditë gjatë tërë vitit);
Mekruh (të agjërosh ditët e Bajramit, vetëm të premten ose vetëm të shtunën, të agjërosh për çdo ditë);
Haram (të agjërojë personi i cili është në gjendje të hajdit ose nifasit).
Nijeti - qëllimi se do të agjërohet dita e caktuar është çështje e zemrës. Kjo nuk do të thotë se me gojë nuk guxon të shprehet, edhe pse është më mirë të vërtetohet me fjalë. Nijeti (me fjalë) shqiptohet:
"Nevejtu en esume gaden lil-lahi te'ala min shehri ramadane - vendosa , në emër të All-llahut të madhëruar, që nesër të agjëroj agjërimin e Ramazanit".
Të zgjohesh para agimit në sehur - syfyr, me qëllim që të agjërosh ditën që vijon, njëkohësisht do të thotë edhe nijet.
Kjo vendosje është e nevojshme për çdo ditë, Kjo, zakonisht, bëhet pas kryerjes së syfyrit, nëse harrohet që kjo të bëhet menjëherë pas sehurit, mund të bëhet deri një orë para dreke.
ÇKA E PRISH AGJËRIMIN?
Agjërimin e prish: ushqimi, pija, duhani dhe kënaqja e instikteve seksuale.
KOMPENSIMI I AGJËRIMIT (kada dhe kefareti)
Në rastet kur agjërimi prishet pa qëllim duhet (pas Ramazanit) kompensuar ditë për ditë, do të thotë, të agjërohet numri i ditëve të lëshuara.
Megjithëatë, agjërimi i prishur me qëllim, tërheq pas vete kefaretin - kundërpagesën që përbëhet nga agjërimi i 60 ditëve krahas atyre që i kompenson (kada), ose të ushqyerit e 60 personave të varfër, ose të ushqyerit e një personi të varfër 60 ditë; ose kundërvlera e kefaretit, gjithashtu, mund të ofrohet si ndihmë institucioneve islame, të cilat përgatisin kuadër fetarë.
Me prishjen e agjërimit me qëllim nënkuptohet prishja me vetëdije dhe e paarsyeshme.
Për prishjen e agjërimit me qëllim nënkuptohet prishja me vetëdije dhe e paarsyeshme.
Për prishjen e agjërimit me dhunë ose nga frika nevoitet të agjërohet ditë për ditë (kada).
ÇKA NUK E PRISH AGJËRIMIN?
Nëse njeriu, nga harresa, bën diç që e prish agjërimin, agjërimi nuk do ti prishet, me kusht që të mos e vazhdojë më tej atë veprim, sapo t'i kujtohet se agjëron.
KUSH S'ËSHTË I OBLIGUAR TË AGJËROJË?
Agjërimin e Ramazanit nuk është i obliguar ta agjërojë:
i sëmuari i cili frikësohet se sëmundja do t'i keqësohet - konstatim ky të cilin duhet miratuar në bazë të shkathtësisë ose të mendimit të mjekut të specializuar për atë sëmundje;
udhëtari i cili niset për rrugë që më së paku zgjat 18 orë ecje më këmbë (86 km), duke mos marrë parasysh më ketë rast mjetin e udhëtimit. Mirëpo, Kur'ani porositë që nëse agjërimi nuk e dëmton, më mirë është që të agjërojë;
gjithënjësja ose shtatzëna, nëse frikësohet se agjërimi do ta dëmtojë;
ushtarët, të burgosurit, punëtorët fizikë dhe bujqit, nëse u janë ekzpozuar kushteve të atilla të punës dhe të kohës, saqë agjërimi më seriozisht do të ndikonte në shëndetin e tyre (minatori, p.sh).
Të gjithë personat e përmendur janë të detyruar t'i agjërojnë ditët e lëshuara të Ramazanit më vonë - kur për këtë do t'u lejojnë kushtet.
Pleqt e rregjur e të pamundshëm, gjithashtu, nuk janë të obliguar të agjërojnë, por janë të obliguar, nëse kanë mundësi, që për çdo ditë të japin nga një fidje në vlerë të sadekatul -fitrit.
Nuk është e lejuar të agjërojë gruaja që ka hajdin - menstruacionin, ose nifasin - lehoninë. Kur të kalojnë këto pengesa, duhet t'i agjërojë ditët e lëshuara.
Të gjithë personat që me arsye objektive janë të penguar të agjërojnë ditët e Ramazanit, duhet natyrisht t'u largohen të ushqyerit publik, në mënyrë që mos t'u japin shkas personave të tjerë, të cilët për këtë nuk kanë arsye.
KUPTIMI I AGJËRIMIT
Agjërimi si edhe namazi, numërohet ndër shprehijet më të larta të devotshmërisë - përkushtimit. Ai është bindje e besimit të vërtetë, pa dyfytyrësi e hipokrizi.
Muhammedi alejhisselam thotë:
"I vetmi ibadet që nuk ka dyfytyrësi është agjërimi".
All-llahu xh.sh. thotë:
"Agjërimi është për Mua dhe Unë do të shpërblej për të, sepse njeriu për hir Timin heq dorë nga haja e pija" (Hadith kudsij).
"All-llahu xh.sh. jua ka bërë farz agjërimin e Ramazanit, ndërsa unë po ju obligoj të falni namazin e teravisë, andaj kush e agjëron Ramazanin dhe e fal teravinë, duke besuar sinqerisht dhe duke patur kujdes për obligimet e veta ndaj All-llahut, do t'i falen disa mëkate të caktuara, të cilat i ka bërë deri atëherë!"
"Gjithçka ka dyert e veta, e dyert e ibadetit janë agjërimi. Prandaj ai që agjëron edhe kur fle - bën ibadet" (Hadith).
Mëshira e All-llahut në veçanti është e mjaftueshme në Ramazan, sepse agjëruesit jo vetëm që heqin dorë nga ngrënia, pija dhe dëshirat tjera, por edhe nga të gjitha punët e këqija dhe irituese. Atëherë, te njerëzit zhvillohet një ndenjë e posaqme e solidaritetit, e merhametit dhe e bamirësisë.
Besimtari atëherë më tepër se kurrë, ndjen nevojën për të bërë vepra të mira.
Flijimi që njeriu e bën në emër të All-llahut është masë e imanit të tij. Sa më e madhe të jetë sakrifica në emër të All-llahut, aq më i sinqertë dhe më i thellë është besimi. Për këtë arsye agjërimi është edhe flijim i dëshirave dhe endjeve të caktuara, që njëkohësisht është ndër dëshmitë më të forta të imanit të sinqertë të muslimanit.
Agjërimi duhet të jetë shtytës për zhvillimin e të gjitha vetive të ndershme dhe fisnike, sepse kënaqja vetëm e dëshirtave trupore, do ta shpiente njeriun në shkallën e kafshës. Prandaj, Muhammedi alejhisselam ka thënë:
"Agjërimin e prishin pesë gjëra:
gënjeshtra,
shpifja,
përgojimi -delendisja,
betimi i rrejshëm dhe
shikimi me pasion, afsh".
Sipas kësaj, në mënyrë që agjërimi të jetë ibadet, njeriu duhet të jetë i përshkruar me mendime dhe frikë respekt ndaj All-llahut, me dhikër, bamirësi, lexim dhe dëgjim të Kur'anit, me qetësi dhe me veti të tjera fisnike.
Muslimani agjëron nga bindja se agjërimi është vullnet dhe urdhëresë nga All-llahu xh.sh., gjë që shpie në kënaqësinë e kësaj dhe të botes tjetër, ndaj këtë flijim e bën pa vështirësi dhe lodhje. Agjërimi është njëri ndër faktorët më efektivë në zhvillimin dhe edukimin e vullnetit të njeriut. Shumë duhanxhinj, p.sh., që janë të flakët pas kësaj shprehje, me ardhjen e Ramazanit pa vështirësi heqin dorë nga kjo.
Mirëpo sikur të kërkohej prej tyre që këtë ta bënin pasi të ketë kaluar Ramazani, madje edhe për një kohë të shkurtër, kjo për ta do të ishte një mundim dhe vetmohim i madh.
Me veprimin bamirës të këtij ibadeti shumëkush forcohet dhe çlirohet nga prangat e epsheve të ndryshme, që deri atëherë ka qenë rob i tyre.
Telashet e shumënumërta elementare: uria, etja, shtrëngatat e luftës dhe rrethanat e tjera të papritura, i shpiejnë njerëzit në prova dhe mundime të duarnduarta, të cilat shumë më lehtë dhe më me pavështirësi do t'i durojnë ata që agjërojnë, sesa ata që këtë s'e kanë bërë kurrë.
ANA SOCIALE E AGJËRIMIT
Që moti është thënë se "i ngopuri nuk i beson të uriturit", që do të thotë se njeriu nuk mund t'i kuptojë hallet e të varfërve dhe të të uriturve, përderisa nuk e ndjen vetë këtë.
Muaji i agjërimit të obligueshëm ka veprim shumë të fuqishëm në aspektin social e edukues.Agjërimi ia mëson besimtarit vetëmohimin dhe theroinë, si ndaj vetvetes, ashtu edhe ndaj njerëzve të tjerë.
Kështu te besimtari zhvillohet ndenja e dashurisë ndaj njerëzve dhe e vetmohimit në kuptimin më të gjerë të fjalës. Egoizmi zëvendësohet me bujarinë, sidomos ditëve të Ramazanit. Për këtë arsye për Ramazanin janë të lidhura gati të gjitha dhëniet materiale fetare siç janë: zekati, sadekatul-fitri dhe llojet e tjera të ibadei-malijjes.
ANA SHËNDETËSORE E AGJËRIMIT
Deri vonë janë theksuar dobitë e agjërimit ekskluzivisht në fushën e adhurimit - ibadetit, ku edhe qëndron kuptimi i tij kryesor: që nga njeriu të formojë një qenie të pastër morale dhe shpirtërisht të afërt ndaj All-llahut xh.sh. Ky qëllim përmendet në ajetin kur'anor "...le'al-lekum tettekun...- ...kështu që të jeni të devotshëm..."
Mirëpo, agjërimi mjekësia moderne sapo e ka zbuluar dhe argumentuar pjesërisht. "Agjëroni - do të jeni të shëndosh". Thotë Muhammedi alejhisselam, duke porositur maturinë në ngrënie dhe pije, në mënyrë që të ruhet elasticiteti dhe fortësia e trupit, shëndeti dhe kthjelltësia mendore, në frymën e fjalëve kur'anore:
"O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)." (El- A'araf, 31)
Muhammedi alejhisselam ka porositur se duhet ndërprerë ngrënien pikërisht atëherë kur të paraqitet oreksi më i madh për të.
Muaji i agjërimit paraqet një pushim dhe rekreacion të përkryer për organizmin. Ngase i gjithdijshmi, duke e ditur çka i nevoitet organizmit, e urdhëroi agjërimin.
Me qëllim që agjërimi të ketë veprim bamirës për shëndetin tonë, duhet ndjerë vështirësitë imagjinare dhe duhet larguar nga ushqimet e bollshme.
Për këtë arsye preferohet që përkohësisht të agjërohet edhe pas Ramazanit, në mënyrë që organizmi të mbahet në kondicion dhe vitalitet të gjithmonshëm.
Shumë mjekë dhe mendimtarë e rekomandojmë agjërimin si mjetin më të mirë dhe më efikas për ruejtjen e shëndetit, vitalitetit dhe kondicionit jetësor.
Medicina bashkëkohore shërbehet me agjërimin si metodë të sukseshme për shërimin e shumë sëmundjeve, e në radhë të parë të trashjes.
SADEKATUL - FITRI
Sadekatul-fitri është obligim pronësor islam - vaxhib për muslimanët më të pasur, që kryhet gjatë muajit të Ramazanit - duke dhënë një vlerë të caktuar në të holla ose në natyrë, muslimanëve më të dobët ekonomikisht, gjegjësisht enteve dhe instituve fetare-arsimore.
Në bazë të urdhëresave kur'anore të kuptimit të përgjithshëm që kanë të bëjnë me të dhënat materiale fetare, si dhe në bazë të fjalëve të Muhammedit alejhisselam, që kanë të bëjnë me këtë obligim e kanë radhitur në vaxhib - obligim islam i shkallës së dytë.
Muhammedi alejhisselam thotë : "Agjërimi i Ramazanit do të jetë i ndaluar ndqërmjet tokës dhe qiellit, derisa besimtari ta japë Sadekatul-fitrin", që do të thotë se agjërimi i muslimanit i cili nuk e jep Sadekatul-fitri nuk do të jetë i pranuar tek All-llahu xh.sh.
Muhammedi alejhisselam këtë detyrë të muslimanëve më të pasur ndaj më të varfërve, e ka përmendur shpesh dhe i ka urdhëruar që tu ndihmojnë gjatë ditëve të Bajramit, në mënyrë që bashkërisht të mund t'i shijojnë ditët e gëzueshme e të hareshme të Bajramit.
Të obliguarit e Sadekatul-fitrit
Sadakatul - fitrin janë të obliguar ta ndajnë të gjithë muslimanët dhe muslimanet më të pasur, pa marrë parasysh moshën . Sipas kësaj , mosha madhore nuk është kusht , si tek ibadetet e tjera , për kryerjen e këtij obligimi . Në emër të fëmijëve këtë obligim do ta japin prindërit ose kujdestarët e tyre . Muslimani i cili për çfarëdo arsye nuk e ka agjëruar Ramazanin , është i obliguar , gjithashtu , ta japë sadakatul - fitrin , përderisa posedon mjete .
Sadakatul-fitrin është i obliguar ta japë secili musliman të cilit, pas nevojave të rregullta, në ditën e parë të Bajramit të Ramazanit, i tepron vlera e një sadakatul-fitri.
Sadekatul-fitri mund të jepet në natyrë ose në të holla, varësisht nga mundësitë materiale të të obliguarit. Sipas shumicës së juristëve islam, Sadekatul-fitri në natyrë është një sa'a (sa'a=3.332 gram) grurë, gjegjësisht një të ushqyer normal njëditor për një person mesatar, sipas standardit të tij.
Ndërmjet zekatit dhe sadakatul-fitrit ekzistojnë dy dallime kryesore:
zekati jepet në kapital, ndërsa sadakatul-fitri në person,
zekati mund të jepet gjatë tërë vitit, ndërkaq Sadekatul-fitri vetëm gjatë Ramazanit, gjegjësisht para faljes së namazit të Bajramit.
Kuptimi dhe rëndësia e zekatit dhe e sadakatul-fitrit
Zekati sipas fjalëve të Pejgamberit alejhisselam është sadakë e cila merret prej të pasurve dhe u jepet të varfurve. Dhënien e zekatit, Islami nuk ia ka lënë vullnetit të njeriut, por e ka rregulluar dhe caktuar me Sheriat. Islami e ka urdhëruar një përqindje të caktuar për të gjitha burimet e fitimit - arit, argjendit, monedhës, tregtisë, prodhimeve bijqësore, pemëve, kafshëve të mëdha e të imta, pasurisë në tokë etk.
Nisabi i çdo lloji të këtillë është aq sa të reflektojë drejtësinë dhe reciprocitetin, kështu që zekati nuk e ngarkon tepër njeriun, po as që ia përvetson fuqinë që i nevoitet.
Islami gjithashtu e ka caktuar edhe sadakatul-fitrin, duke e obliguar me të çdo musliman, mundësitë e të cilit e tejkalojnë atë që i duhet për një ditë dhe për një natë. Pra, muslimani përmes fesë së tij mësohet në solidaritet dhe dhembshuri të ndërsjellë.
Zekati paraqet pastrim të pasurisë, lartësim shpirtërorë dhe ilaq nga koprracia. All-llahu xh.sh. thotë:
"Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh." (Et Tevbe, 103)
Zekati është obligim material, të cilin Islami e lidh me imanin dhe me përkushtim ndaj All-llahut xh.sh. Mohimin e së drejtës së të varfërit, Kur'ani e krahason me mohimin e Ahiretit dhe të ringjalljes pas vdekjes:
"Thuaj: "Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh, të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër." (Fussilet, 6-7)
Islami , kështu e zgjidh obligimin e solidaritetit shoqëror, me atë që këtë e shpall ndër themelet e tij primare. Ai gjithashtu e mëson besimtarin se ky institucion është i lidhur me imanin, ndaj kush e kryen me kënaqësi, kjo është dëshmi se imani është bërë pjesë përbërëse e qenies së tij.
Andaj muslimani nuk mbetet vetëm me të dhënat e obligueshme të zekatit. Para tij ndodhen një sërë formash të dhënieve vullnetare, të cilat ia preferon feja. Zekati, në të vërtetë, është ndarje apo veçim minimal për solidaritetin shoqëror që po e kërkon Islami.
Pasuria e egoistit në këtë botë është e privuar nga bekimi dhe bereqeti.
"Thuaj: "S'ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh." (Se'be, 39)
"Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t'u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni." (Ali Imran, 180)
Ata që e ndajnë, gëzojnë mëshirën dhe mbrojtjen e Zotit:
"Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë" (El-E'araf, 156)
Muhammedi alejhisselam lidhur me këtë thotë: "S'ka ditë që gdhijnë njerëzit, e të mos i vizitojnë dy melekë, prej të cilëve njëri thotë: - O Zot, kompensoji atij që ndan, ndërkaq tjetri thotë: - O Zot, zhduke atë që bën koprraci!"
............................................................................................................................................................................
Nji përshkrim i shkurtër rethë Haxhit:

Haxhxhi është detyra e pestë kryesore islame, e cila përbëhet nga:
veshja e ihramit - nijjeti;
rrotullimi rreth Qabes - tavafi;
ecja e shpejtë ndërmjet Safasë dhe Merves- sa'ji;
qëndrimi në Arafat - vukufi dhe
ritet tjera të haxhxhit.
Obligueshmëria e haxhxhit bazohet në urdhëresën kur'anore: "Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që ebëjnë) njerëzit."(Ali Imran, 97)
Urdhëresa e haxhxhit bazohet edhe në hadithin e Muhammedit alejhisselam, ku thuhet: "O njerëz, rreptësisht ju është urdhëruar haxhxhi, ndaj vizitojeni Qaben".
Haxhxhi, sipas kësaj, është urdhëresë e domosdoshme e All-llahut xh.sh., të cilën çdo musliman e ka për detyrë, kur t'I plotësojë kushtet, ta kryejë një herë në jetë.
Haxhxhin e ka për detyrë ta kryejë çdo musliman i mençur , i moshës madhore, i lirë, i pasur, i shëndosh dhe i siguruar. Me moshën madhore nënkuptohet muslimani (muslimanja) i pjekur i cili, sipas dispozitave të Sheriatit, është i detyruar të kryejë obligime të caktuara fetare.
Obligimi i haxhxhit hyn në fuqi menjëherë sapo muslimani të sigurojë tepricë të caktuar të mjeteve materjale, të mos jetë borxhli, ta ketë të siguruar banesën dhe furnizimin e familjes gjatë mungesës së tij, pastaj të sigurojë mjete për shkuarje dhe ardhje nga haxhxhi.
Që muslimanja të jetë e obliguar për kryerjen e haxhxhit, patjetër të ketë mahremin e vet , gjegjësisht burrin ose mashkullin, i cili s'mund të martohet me të, ose të jetë në shoqëri me më shumë gra.
Obligimi i haxhxhit fillon prej atij momenti kur të plotësohen kushtet e lartëpërmendura.
Përsoni që është i obliguar ta kryejë haxhxhin, por nuk është i aftë për shkak të shëndetit apo të moshës, është i detyruar të përgatisë një bedel - zëvendës i cili do ta kryejë haxhxhin në emër të tij. Bedeli do ta bëjë nijet për atë që e zëvendëson.
Për bedel duhet marrë përsonin që e ka kryer haxhxhinn për vete dhe i cili i njeh dispozitat islame dhe ato të haxhxhit
DISPOZITAT DHE RREGULLAT E HAXHXHIT
Haxhxhxi si dhe detyrat e tjera kryesore islame, ka dispozitat dhe rregullat e veta të bazuara në Kur'an dhe Sunnet.
Farzet e haxhxhit janë:
ihrami,
qëndrimi në Arafat - vukufi dhe
tavafuz - zijare.
Ihrami është nijjeti, me të cilin haxhiu fillon t'i kryejë ceremonitë e haxhxhit, me çka disa gjëra i ndalohen edhe pse përndryshe i ka të lejuara. Ihrami, gjithashtu, nënkupton veshjen e dy çarçafëve të bardhë të cilët e mbulojnë pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit, ndërkaq veshen menjëherë para shkuarjes për në Meke, në vende të caktuara - mikate.
Ihram do të thotë nënshtrim i vetëdijshëm ca shtrëngimeve dhe kufizimeve gjatë kryerjes së haxhxhit. Kështu, për shembull, për meshkujt është e ndaluar të veshin tesha të qepura, ta mbulojnë kokën, të rruhen, t'i presin thonjët, të gjuajnë, t'i shkatërrojnë bimët etj.
Ceremonitë e haxhxhit, pas veshjes së ihramit, fillojnë me faljen e dy rekateve së bashku me telbijen, që shqiptohet kështu:
Lebbejkall-llahumme, lebbejk. Lebbejke la sherike leke lebbejk. Innel-hamde venni'mete leke vel-mulk. La sherike lek!
"Të përgjigjem, o Zot, të përgjigjem. Vetëm Ty të përgjigjem, Ti s'ke shok. Çdo lëvdatë, mirësi dhe fuqi vetëm Ty të takon! Sepse Ti s'ke shok!"
Pas ardhjes në Meke, kryhet tavaful-kudumi shtatë rrotullime rreth Qabes, e pastaj sa'ji - ecja më të shpejtë ndërmjet dy kodrinave - Safasë dhe Merves - po ashtu shtatë herë.
Ditën e nëntë të Dhulhixhxhes (në prag të Bajramit të Kurbanit) bëhet vukufi - qëndrimi në Arafat afër Mekes.
Në Arafat, në kohën e drekës, falen bashkë dreka dhe ikindia, e pastaj haxhinjët pas përendimit të diellit shkojnë në Muzdelife, ku gjithashtu, falin akshamin dhe jacinë duke i bashkuar këto në kohën e jacisë.
Me ardhjen në Mine, në afërsi të Mekes, haxhinjët e kryejnë njërin nga vaxhibet e haxhxhit - hudhjen, gjuajtjen e guralecave - gurëzim simbolik i shejtanit, e pastaj sipas nevojës e bëjnë edhe therrjen e kurbanëve.
Pas këtyre ceremonive haxhinjët kthehen në Meke, ku e kryejnë farzin e fundit të haxhxhit - tavafuz-zijaren - shtatë rrotullime rreth Qabes.
Pas kryerjes së këtij farzi, haxhinjët lirohen prej të gjitha ndalesave të ihramit, përveç marrëdhënieve intime me gratë e tyre.
Gratë gjatë kryerjes së haxhxhit veprojnë si edhe meshkujt, përveç që kanë disa lehtësime, të cilat mund t'i kryejnë:
mund ta mbulojnë kryet,
mund të veshin ihrame të qepura dhe veshje të tjera të përshtatshme dhe të pranuara me Sheriat,
nuk do të qethen, por vetëm do t'i presin pak flokët,
nuk do të ecin me të shpejt rreth Qabes dhe në sa'j etj.
Pas kryerjes së tavaful-veda'it, rrotullimit lamtumirës rreth Qabes, haxhxhinjët i përfundojnë ceremonitë e haxhxhit.
Vaxhibet e haxhxhit janë:
qëndrimi në Muzdelife,
sa'ji ndërmjet Safasë dhe Merves,
remj-gjuajtja e guralecave në Mine,
tavaful-veda'i - tavafi lamtumirës (përveç mekasve),
rruarja e kokës ose qethja, dhe prerja e thonjve...
Sunnetet e haxhxhit janë:
falja e dy rekateve nafile me rastin e veshjes së ihrameve në mikat,
larja në mikat,
veshja e dy çarshafëve të bardhë - ihrameve,
leximi i telbijes - Lebbejke...
ndarja e lëmoshës më me shpirtmadhësi.
Kefaretet
Meqë ekziston një sërë ritesh të përcaktuara dhe shtrëngimesh, ekziston edhe mundësia që disa prej tyre të shkelen me qëllim ose pa qëllim, për çka është i përcaktuar kefareti - shpagimi, i cili përbëhet nga therrja e kurabanit - devesë, dashit, ose nga ndarja e lëmoshës, varësisht nga pesha e kundërvajtjes që është bërë. Për disa kundërvajtje haxhxhin duhet përsëritur.
KUPTIMI DHE RËNDËSIA E HAXHXHIT
Duke u falur pesë herë në ditë muslimani kthehet drejt Qabes e cila ndodjhet në Meke e që është simbol i ibadetit dhe xhamia e parë në tokë në të cilën , All-llahu xh.sh. ka urdhëruar t'i bëhet ibadet dhe të lartësohet Qenia e Tij.
Qabja është faltore e All-llahut xh.sh. të cilën sipas urdhërit të Tij, e ndërtuan Ibrahimi dhe Ismaili alejhisselam që të jetë vend ku do të tubohen njerëzit e tërë botës...
"Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerzëimin. Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hirë të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit." (Ali Imran, 96-97)
Haxhxhi është udhëtim fetar dhe i vetmi ibadet, i cili lë gjurmët më të ndërshme në shpirtin e muslimanit.
Haxhxhin i fshin mëkatet, i mbulon mangësitë dhe i ndriçon anët e errëta të jetës së njeriut.
Muhammedi alejhisselam thotë: "Kush e kryen haxhxhin në rregull dhe pa gabime, bëhet i pastër, sikur të jetë i lindur nga nëna përsëri".
Haxhxhi ka vështirësi, të cilat muslimani i tejkalon me një kënaqësi të veçantë, sepse është i vetëdijshëm se me këtë shpreh përkulshmëri ndaj Zotit të vet.
Haxhxhi është ushtrim për durimin e mundimeve dhe të ngarkimeve, ndaj për këtë arsye është pjesë përbërëse e luftës në rrugën e Zotit.
Në haxhxh tubohen me miliona muslimanë nga të gjitha vendet e botës. Gjatë kohës së haxhxhit të gjithë njerëzit janë të njëjtë: nuk ka dallim sipas racës, kombit, pozitës shoqërore... Të gjithëve u rri në zemër dhe në gjuhë vetëm All-llahu ekber, Lebbejkall-llahumme lebbejk...
Pamja në Arafat është e pashembullt. Pa mëdyshje ta përkujton Ditën e Kijametit, qëndrimin dhe përgjegjësinë para All-llahut xh.sh.
- Zoti ynë është All-llahu xh.sh.
- Libri ynë është Kur`ani a.sh.
- Feja jonë është Islami.
- Kibla jonë është Qabja.
- Pejgamberi ynë është Muhammedi a.s.
- Jemi pasardhës të Ademit a.s.
- Pra,jemi besimtarë muslimanë elhamdulil-lah.
| < Meparshme | Vijuesi > |
|---|
Emrat e Allahut
Ndihmoni Jetimat

2.familjet nga Velesi i Maqedonis i ka
marë nji familje nga Zvicra I.Asipi për ti
ndihmuar nga 50,-frz njërën familje dhe
50,-frz familjen tjetër për çdo
muaj. Allahu inshallah e shpërblen kët
familje e cila ka marë këtë ndihmesë .

































