gototopgototop

Shehadeti

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot49
mod_vvisit_counterDje608
mod_vvisit_counterKete jave3571
mod_vvisit_counterJaven e kaluar6472
mod_vvisit_counterKete muaj7452
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar21318
mod_vvisit_counterGjithsejj122939

Në Linjë

Momentalisht kemi 64 mysafirë në linjë

Sondazh

Sa shpenzoni ju per te varferit ne vit





FMMZ : tubon edhe :

  1. ZEKATIN.
  2. VITRAT.
  3. KURBANIN. 

 

Porositni CD  me  Ilahi nga

motra Merita Burrniku 10,-frz

inkluziv posta.

Muslimanët evropianë kundër ndalesës së ferexhesë

E Merkure 14 Korrik 2010 18:54 administratori
Printoje PDF
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I DobëtI Shkëlqyeshëm 

                                                                           

“Të njëqind imamët dhe këshilltarët për fe islame nga 40 vende të ndryshme që janë duke marrë pjesë në këtë takim në Vjenë u pajtuan se islami nuk obligon gratë të mbajnë ferexhenë. Madje për shkak të njëzëshmërisë së kësaj çështje imamët nuk e panë shumë të nevojshme të diskutojnë për të“- tha Carla Amina Baghajati, zëdhënëse e autoritetit fetar islam që ishte mikpritës i këtij takimi.

“Prapëseprapë ne jemi kritik rreth kësaj ndalese” – tha Bagajati duke u shprehur se do të jetë kundërproduktive. Ajo ishte në mesin e 30 grave pjesëmarrëse në takim.

Draft rezoluta e paraqitur në fund të kësaj konference dy ditore kërkonte programe nxitëse për arsimimin e grave dhe vajzave muslimane dhe se çdo xhami duhet të ketë një person kontaktues femër për çështjen e grave.

Gjithashtu, rezoluta shprehte brengën rreth ndalesës së ndërtimit të minareve në Zvicër dhe theksonte se praktika e fesë islame ngërthen ne vete respektin për besimtarët e besimeve tjera apo ata të cilët kanë pikëpamje të ndryshme.

Dokumenti thoshte se muslimanët nuk dëshirojnë të shihen si problem por si pjesë e zgjidhjes së sfidave bashkëkohore.

“Nga ligjet e ndalesës së ferexhesë krijohet përshtypja që muslimanët duhet të kufizohen për shkak të rrezikshmërisë së tyre, dhe që ata nuk respektojnë të drejtat e grave, pra, duhet që t’u jepen leksione”- u shpreh Bagajati. Kjo sipas saj do të sjellë nocionin kategorizues “NE” dhe “ATA”, nocion të cilin muslimanët po përpiqen ta tejkalojnë.

“Një diskutim i bërë brenda komunitetit musliman ka ndihmuar në zvogëlimin e numrit të grave që mbajnë ferexhenë”- tha ajo duke vazhduar se ky diskutim do të ndihmojë që të kemi sa më pak gra me ferexhe.

Famile Fatma Arslan, një avokate holandeze dhe pjesëmarrëse në konferencë paralajmëroi se nëse miratohet, kjo ndalesë mund të shkojë huq.

“Me këtë ndalesë ju nuk po na ndaloni por jeni duke u treguar prapavajtës”- tha ajo duke shtuar: “Nëse rrisni fëmijë dhe u thoni që kjo është diçka që nuk duhet ta bëni atëherë fëmijët apo nipërit e mi do ta bëjnë atë”.

 

Në vend të kësaj duhet që t’u kushtohet rëndësi krijimit të mundësive dhe arsimit të grave muslimane./AP/mesazhi/

 

Muslimanët që ndoqën një konferencë në kryeqytetin austriak kritikuan vendet evropiane për shqyrtimin e mundësisë së ndalesës së ferexhesë duke thënë se ndalesa do të jetë kundërproduktive dhe prapavajtëse.

Ndalesa e ferexhesë është duke u shqyrtuar në Francë, Belgjikë si dhe në vendet tjera evropiane ku kjo çështje është ngritur nga ligjvënësit.  

Comments (0)
LAST_UPDATED2

Emrat e Allahut

Jakup Hasipi "Një Hoxhë si ky"

Alla-Transport klikoni mbi foto

Xhamia Grenchen

www.shopislam.de

Faqe me libra,dvd.cd.

 

pendohu.info

Webfaqe Islame

Sinqeriteti .com

Webfaqe Islame

El Buhari

 

Bashkësia Islame wien

 

BIS

Bashkesia Islame Solothurn

Islamische Kleider

Shoping -  Veshje Islame

Albwebs

Web Hosting Solution

Zëri i Strugës

 

Webfaqe  Islame

 

Radio Pendimi

Degjoni Radio Pendimin

Komandant Hoxha

Webfaqja e komandant Hoxhës

zeriislam.com

webfaqe islame