Shehadeti
Antarët
Në Linjë
Sondazh
Sa shpenzoni ju per te varferit ne vit
FMMZ : tubon edhe :
- ZEKATIN.
- VITRAT.
- KURBANIN.

Porositni CD me Ilahi nga
motra Merita Burrniku 10,-frz
inkluziv posta.
Shumica e britanikëve Islamin e lidhin me ekstremizëm
Gjysma e kanë këtë mendim dhe pothuajse 70% mendojnë se Islami inkurajon represionin ndaj grave.
Një grup i muslimanëve britanik ka filluar një fushatë për përmirësimin e të kuptuarit të Islamit në Britani. Fushata filloi pas sondazhit, ku thuhet se shumica e britanikëve këtë religjion e lidhin me ekstremizëm. Ky grup, në tërë Londrën, ka vendosur postere dhe mbishkrime duke paraqitur një imazh pozitiv për Islamin dhe muslimanët. Por, kritikët thonë se fushata ka vetëm një anë, dhe se paraqet informacione të gabuara.
Me më shumë se një milion e gjysmë muslimanë, Islami tashmë është feja e dytë më e madhe në Britani. Megjithatë, sondazhi i fundit i kryer nga organizata më e mëdha për hulumtim të opinionit publik në Britani Yougov, thotë se 58% i anketuarve Islamin e lidh me ekstremizmin. Gjysma e kanë këtë mendim, dhe pothuajse 70% mendojnë se Islami inkurajon represionin ndaj grave gjeti se 58% i anketuarve e lidh Islamin me ekstremizëm.
Remona Aly, nga fondacioni Exploring islam thotë se organizata e saj, e cila u përkujdes për organizimin e hulumtimit thotë: "Ne duam që zëri ynë të dëgjohet si zë i muslimanëve britanik, profesionistëve të cilët kanë besim në fenë e tyre, të cilët janë krenarë për vendin e tyre dhe religjionin e tyre. Prandaj, kemi dashur të nxjerrim në pah shqetësimet tona, duke nxitur një imazh pozitiv të Islamit që shumë rrallë shihet në mediat kryesore".
Posterat e vendosur nga ky grup, të frymëzuar nga Muhammedi a.s., tani mund të shihen në tërë Londrën, duke përfshirë stacionet e autobusëve dhe metrotë. Ato nuk e krahasojnë Islamin me terrorizmin. Në to janë paraqitur muslimanët e vërtetë dhe aty dëshmohet se profetit Muhammed ka besuar në të drejtat e grave, çështjet e drejtësisë, mjedisore dhe sociale. Kritikët thonë se njeriu, i cili kishte 11 gra, prej të cilave njëra ka qenë vajzë e mitur, nuk mund të quan veten mbështetës i të drejtave të grave.
"Muhammedi ka mbështetur të drejtat e grave në një farë mënyre. Ai ka bërë disa gjëra që janë relativisht përparimtare për gratë arabe në shekullin e 7-të, por jo edhe për gratë e shekullit 21-të, në Britani apo diku tjetër. Dhe një tjetër shembull i mirë i mungesës së përmbajtjes dhe një përpjekje e dështuar për t'u rishkruar historia është paraqitja e Muhammedit si një mbrojtës të madh të mjedisit, thotë Douglas Murray i cili punon në 'London Center for Social Cohesion'.
Organizatorët e fushatës thonë se Profeti Muhammed a.s. ka promovuar respektin ndaj mjedisit, duke inkurajuar ruajtjen e ujit. Ata thonë se në librin e shenjtë të Islamit, në Kur'an, thuhet se burrat dhe gratë janë krijuar si të barabartë.
Profeti Muhammed a.s. ngriti statusin e grave, u dha atyre të drejtën e shkurorëzimit, trashëgimisë, pronësisë, të drejtën për të mbajtur emrin e vet pas martesës. Muslimanet gjatë gjithë historisë janë bërë studiuese, gjyqtare, politikane, e këtë e shohim edhe ne sot, thotë Remona Aly.
Fushata përkon me përvjetorin e pestë të sulmeve të koordinuara vetëvrasëse në rrjetin e transportit publik në Londër. Këto sulme vranë 52 persona, duke përfshirë sulmuesit musliman. Këto sulme, në kujtimet e shumë njerëzve, janë ende të freskëta. Znj. Aly nuk flet direkt për sulmet, por shpreson se kjo fushatë do t'i ndihmoj britanikët t'i largojnë paragjykimet e tyre ndaj muslimanëve.
Është shumë me rëndësi, si muslimanë britanik, të përcjellim mesazhin se edhe ne kemi të njëjtat vlera, dhe se ndajmë të njëjtat shqetësime.
Fondacioni thotë se fushata është duke arritur sukses. Faqja e saj në Facebook ka me mijëra vizitorë, ndërsa webfaqja ka regjistruar qindra e mijëra vizita në disa javë, që nga ekspozimi i postereve.
| < Meparshme | Vijuesi > |
|---|
Emrat e Allahut
Lajme Islame

































