Shehadeti
Antarët
Në Linjë
Sondazh
Sa shpenzoni ju per te varferit ne vit
FMMZ : tubon edhe :
- ZEKATIN.
- VITRAT.
- KURBANIN.

Porositni CD me Ilahi nga
motra Merita Burrniku 10,-frz
inkluziv posta.
'Make-up Hallall'
Samina Akhter, biznesmene nga Britania e Madhe nisi prodhimin e parë të grimit hallall në këtë vend, pa alkool dhe lëndë të para me origjinë shtazore.
Ajo filloi me ‘Samina Pure Make-up’ pasi që hulumtoi përbërësit e shumë produkteve të ‘High Street make-up’. Sipas ligjit islam, alkooli dhe mishrat e caktuara janë të ndaluara. Mish i derrit është rreptësisht i ndaluar, kështu që Akhter ishte tronditur me të kuptuarit se disa nga produktet që i përdorur përmbajë acid yndyror dhe xhelatinë nga derri.
"Si një muslimane, jam pyetur se çfarë me të vërtetë jam duke vendosur në lëkurën time", tha Akhter për Reuters. "A është e lejuar, sipas Islamit."
Në pajtim me ligjin islam, karminat e Akhtarit dhe eyelinerat janë bërë nga ekstraktet bimore, mineralet, vajrat esenciale dhe vitaminat. Në fillim të qershorit, ka marrë akreditimin Hallall dhe tani ka mbi 500 konsumatorë. "Shumë gra muslimane si unë janë të frustruara me këtë, sepse ato duan të duken të mira dhe të ndjekin besimin e tyre," tha Akhter.
Interesimi për shitjen online është shumë i madh, ndërsa blerësit më të mëdhenj janë nga Malajzia, Indonezia dhe Singapori, thotë Samina.
Gjatë vitit 2009 grimerja profesionale Layla Mandi, ka filluar një linjë kozmetike e cila quhet ‘One Pure’.
"Në shumicën e produkteve kozmetike janë derivatet e derrit dhe të alkoolit, kështu që muslimanët duhet të përdorin diçka tjetër," tha Mandi. "Muslimanët nuk duan të lëvizin dhe të luten pesë herë në ditë me mbeturinat e derrit në trupin e tyre. Unë kam ardhur në Lindjen e Mesme për të mësuar më shumë për nevojat e njerëzve. Pjesa më e madhe është tronditur kur ua thash se në produktet për kujdesin e lëkurës ka derivate të derrit, pas kësaj u interesuan shumë për produktet e mia."
Sipas Mandit acidet yndyrore dhe xhelatinat që gjenden në shampona, maska për fytyrë, karmina dhe produkte tjera shpesh herë fitohen nga derri. E vendosur në përgatitjen e produkteve hallall ajo ka mbledhur dermatologët dhe kimistët dhe u kërkoi atyre që të punojnë produkte pa mbeturina të derrit dhe alkool.
| < Meparshme | Vijuesi > |
|---|
Emrat e Allahut
Ndihmoni Jetimat

2.familjet nga Velesi i Maqedonis i ka
marë nji familje nga Zvicra I.Asipi për ti
ndihmuar nga 50,-frz njërën familje dhe
50,-frz familjen tjetër për çdo
muaj. Allahu inshallah e shpërblen kët
familje e cila ka marë këtë ndihmesë .

































