gototopgototop

Shehadeti

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot245
mod_vvisit_counterDje808
mod_vvisit_counterKete jave1885
mod_vvisit_counterJaven e kaluar6472
mod_vvisit_counterKete muaj5766
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar21318
mod_vvisit_counterGjithsejj121253

Në Linjë

Momentalisht kemi 41 mysafirë në linjë

Sondazh

Sa shpenzoni ju per te varferit ne vit





FMMZ : tubon edhe :

  1. ZEKATIN.
  2. VITRAT.
  3. KURBANIN. 

 

Porositni CD  me  Ilahi nga

motra Merita Burrniku 10,-frz

inkluziv posta.

Pozita e Lartë që Islami i Dha Grave

E Marte 27 Korrik 2010 20:41 administratori
Printoje PDF
Vlerësimi i Përdoruesve: / 1
I DobëtI Shkëlqyeshëm 

 

HARUN JAHJA 

Gratë në Kur'an

Statusi i grave dhe marëdhënia e tyre me burrat, bazuar ne urdhërat e Zotit, na është paraqitur përmes Kur'anit dhe konsiston në një drejtësi totale. Islami sugjeron barazinë e të drejtave, përgjegjësive dhe detyrave e të dy gjinive. Feja Islame bazohet në simpati, tolerance dhe respekt për njerun, dhe nuk i diskriminon gratë.

 

Shembujt e moralit të mirë që na janë komunikuar përmes Kur'anit janë universalisht në përputhje me natyrën tonë humane, si dhe janë të vlefshme për të gjithë etapat e historisë. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe respekti për gruan dhe të drejtat e saj. Në Kur'an, Allahu xh.sh. insiston se detyrat dhe përgjegjësitë e grave janë të njëjta me ato të burrave. Për më tepër, gjatë kryerjes së këtyre detyrave dhe përgjegjësive burrat dhe gratë duhet të ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.

 

"Besimtarët, burra dhe gra, janë mbrojtës për njëri-tjetrin; urdhërojnë për të mirë, dhe ndalojnë të keqen; ata e falin namazin dhe japin zekatin, i binden Allahut dhe të dërguarit të Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu; me të vërtetë Allahu është i Fuqishëm, i Urtë." (Kur'an, Sure Teube, 9:71)

 
 
Allahu xh.sh. thekson se besimtarët do të shpërblehen në të njëjtën mënyrë - bazuar në punët e tyre (pavarësisht nga gjinia). "Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër…" (Kur’an, Sure Ali-Imran, 3:195),

 

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (Kur’an, Sure Nahl, 16:97)

 

Në një tjetër ajet burrat dhe gratë Muslimane merren në konsideratë së bashku, dhe theksohet se të dy gjinitë kanë të njëjtin status dhe përgjegjësi para Zotit. "Nuk ka dyshim se për Muslimanët (burra) dhe Muslimanet (grate), besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendëset e Allahut, (për ta) Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh." (Kur'an, Sure Ahzab, 33:35)

 

Në Kur'an gjenden edhe shumë ajete të tjera që shprehin qartë se burrat dhe gratë janë ekzaktësisht të barabartë në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, dhe në kthim edhe shpërblimet apo dënimet e tyre. Ka disa dallime në çeshtje sociale që shërbejnë për mbrojtjen dhe prehjen e gruas. Urdhërat e Kuranit marrin parasysh dallimet natyrale të lindura mes dy gjinive që rezultojnë nga krijimi i tyre, dhe nën këtë dritë Islami sugjeron një sistem për të mirëmbajtur drejtësi të barabartë për burrat dhe gratë.

 

Në lidhje me martesën, detyrat dhe përgjegjësitë e çiftit ndaj njëri-tjetrit kërkojnë barazi. Zoti kërkon që të dy bashkëshortët të jenë mbrojtës dhe mbikqyrës të njëri-tjetrit. Kjo shprehet kështu në Kur'an:"Ato (gratë) janë prehje (mbulesë) për ju dhe ju jeni prehje (mbulesë) për ato..." (Kur'an, 2:187)

 

Shumë rregulla e urdhëresa gjenden në Kur'an në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të gruas për martesë. Kështu martesa bazohet në dëshirën e lirë të dy palëve; burri duhet të ofrojë mbështetje ekonomike për gruan e tij (shiko Kur'an, 4:4); si dhe burri duhet të kujdeset për ish-gruan e tij pas divorcit (shiko Kur'an, 65:6).

 

Emancipimi i gruas me ardhjen e Islamit

Islami solli vendosjen e drejtësisë në marëdhëniet burrë-grua dhe i dha fund praktikave të dëmshme që rridhnin nga zakonet dhe traditat e shoqërive para-Islamike. Në shoqërinë Arabe para-Islamike, Arabët paganë (të pafe) e konsideronin gruan si një qënie inferiore dhe po të kishe vajzë konsiderohej si turp. Baballarët e vajzave preferonin më mirë t'i varrosnin bijat e veta ashtu të gjalla sesa të lajmëronin për lindjen e tyre. Përmes Kur'anit Allahu e ndaloi këtë traditë të tmerrshme dhe paralajmëroi se në Ditën e Gjykimit këta njerëz do të japin llogari për veprimet e tyre.

 

Në fakt, Islami solli me vete një emancipim të paparë për gruan e cila ishte aq shumë e persekutuar në kohërat pagane.


Prof. Bernard Lewis, i njohur si ekspert perëndimor për historinë e Islamit, komenton për këtë:

"Në përgjithësi, ardhja e Islamit solli një përmirësim të jashtëzakonshëm për pozitën e grave në Arabinë e hershme duke i dhënë atyre pasuri dhe të drejta të tjera, si dhe duke u dhënë mbrojtje ndaj trajtimit të keq që i bënin burrat apo pronarët e tyre. Vrasja e foshnjeve femra, e sanksionuar ne Arabinë Pagane u bë e paligjshme me ardhjen e Islamit. Megjithate pozita e grave mbeti e varfër, dhe u keqësua kur mesazhi origjinal i Islamit humbi momentin dhe u modifikua nën influencën e sjelljeve dhe zakoneve që ekzistonin para Islamit" (1995, fq. 210).


Një tjetër studiuese perëndimore për Islamin, Karen Armstrong, bën këtë koment:

"Duhet të rikujtojmë sesi ka qenë jeta për gratë në periudhën para Islamit, kur vrasja e foshnjeve vajza ishte normë dhe kur gruaja nuk kishte asnjë të drejtë fare. Gratë, ashtu si skllevërit. trajtoheshin me inferioritet, e ato nuk kishin ekzistencë ligjore. Në një botë të tillë primitive, ajo që arriti të bëjë Muhamedi për gratë ishte e jashtëzakonshme. Vetëm ideja e thjeshtë se gruaja mund të bëhej dëshmimtare apo se ajo mund të trashëgonte çdo gjë ishte habitëse, magjepëse" (1992, 191)

 

Madje, gjatë shekujve pas profetit Muhamed, gratë në shoqëritë Islame gëzonin një pozitë shoqërore shumë më të lartë se gratë në vendet kristiane.


Studiuesja Armstrong thekson se gjate Mesjetës:

"... Muslimanët ishin të tmerruar kur shikonin mënyrën e trajtimit të grave nga të krishterët në Perëndim nëpër shtetet e Kryqëzatës (Krusada), dhe studiuesit kristianë akuzonin Islamin se i jepte shume fuqi grave dhe skllevërve" (1992, 199).

 
Ana King, një Muslimane e konvertuar në Islam, shjegon emancipimin e grave me ardhjen e Islamit si vijon:

Së pari, Islami i dha grave të drejta në një kohë kur gratë nuk ishin asgjë tjetër veç pronë e burrit. Islami i dha grave të drejtë të blejnë e të shesin vetë, të kenë bizneset e tyre dhe të shprehin pikëpamjet e tyre politike. Po ashtu Islami e inkurajoi gruan të studiojë dhe të marrë dituri Islame, duke thyer kështu një nga ndalesat që kishin vënë fetë e tjera të cilat i ndalonin gratë të merrnin dituri fetare apo as edhe t'i preknin tekstet fetare. Islami i dha fund praktikës kur gruaja martohej pa pëlqimin e saj.

 

Ndaj, dikush duhet të jetë tepër kokëfortë të refuzojë faktet dhe provat se Islami me të vërtetë ishte çliruesi i parë i gruas.

 

Tendencat që shihen përsëri sot për ta trajtuar gruan me inferioritet e cila nuk ka të drejtë të arsimohet dhe duhet të veçohet totalisht nga shoqëria filluan të ngrenë kokë më vonë në botën Islame si rezultat i devijimeve nga rruga e drejtë Kur'anore.

 
Përfundim

Në përfundim mund të themi se mentaliteti që i përbuz gratë, i përjashton ato nga shoqeria dhe i konsideron ato si qytetarë të shkallës së dytë është vetëm një zakon i mrapshtë pagan (jo-fetar), i cili nuk ka vend në Islam.

 

Në të vërtetë gratë e devotshme janë paraqitur si shembuj të mirë për gjithë njerëzimin në Kur'an. Një nga ato është Merjemi (Maria), nëna e Isait (Jezusit). Tjetër shembull është gruaja e Faraonit të Egjiptit e cila pavarësisht nga ligësia e burrit të saj është përshkruar në Kur'an si një Muslimane ideale (shiko Kur'anin, 66:11-12). Në Kur'an përshkruhen biseda shumë  të këndshme  /të pëlqyeshme si ajo mes Profetit Sulejman dhe Mbretëreshës Shiba (shiko Kur'anin, 27:42-44), apo ai midis Musait dhe dy zonjushave (shiko Kur'an, 28:23-26), biseda këto që simbolizojnë marëdhëniet shoqërore të civilizuara midis dy gjinive.

 

Prandaj është ë pamundur për një Musliman që të tregohet fanatik me gratë. Në një shoqëri ku praktikohen normat e vërteta morale Islame, grave i tregohet respekt dhe simpati e pamasë, dhe atyre u sigurohet të jetojnë në liri dhe rehati.

 

 

Rregulli bazë në interpretimet Kuranore është që kuptimi i nxjerrë të jetë në konformitet me integritetin e Kuranit. Kur kjo konsiderohet, do mund të shohim se të gjithë rregullat e caktuara nga Allahu për gruan formojnë një strukturë shoqërore që i lejon ato të jetojnë në mënyrën më të rehatshme dhe më të lumtur.

 

Kohët e fundit pozita e grave në Islam është shndërruar në çështje debati. Kanë dalë disa keqkuptime nga paragjykimet apo praktikat tradicionale të cilat shikohen si 'Islame', por nuk janë të tilla. Në vijim do paraqesim disa konsiderata për gruan në fenë Islame, prej nga do të mund të shohim qartë se Islami i jep gruas vlerë të lartë në shoqëri, i jep liri, komoditet dhe prehje.

Comments (0)
LAST_UPDATED2

Emrat e Allahut

Jakup Hasipi"Një Hoxhë si ky"

Ndihmoni Jetimat

 

2.familjet nga Velesi i Maqedonis i ka

marë nji familje nga Zvicra I.Asipi për ti

ndihmuar nga 50,-frz  njërën familje dhe 

50,-frz familjen tjetër  për çdo

muaj. Allahu inshallah e shpërblen kët

familje e cila ka marë këtë ndihmesë .

Alla-Transport klikoni mbi foto

Xhamia Grenchen

www.shopislam.de

Faqe me libra,dvd.cd.

 

pendohu.info

Webfaqe Islame

Sinqeriteti .com

Webfaqe Islame

El Buhari

 

Bashkësia Islame wien

 

BIS

Bashkesia Islame Solothurn

Islamische Kleider

Shoping -  Veshje Islame

Albwebs

Web Hosting Solution

Zëri i Strugës

 

Webfaqe  Islame

 

Radio Pendimi

Degjoni Radio Pendimin

Komandant Hoxha

Webfaqja e komandant Hoxhës

zeriislam.com

webfaqe islame