gototopgototop

Shehadeti

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot258
mod_vvisit_counterDje808
mod_vvisit_counterKete jave1898
mod_vvisit_counterJaven e kaluar6472
mod_vvisit_counterKete muaj5779
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar21318
mod_vvisit_counterGjithsejj121266

Në Linjë

Momentalisht kemi 46 mysafirë në linjë

Sondazh

Sa shpenzoni ju per te varferit ne vit





FMMZ : tubon edhe :

  1. ZEKATIN.
  2. VITRAT.
  3. KURBANIN. 

 

Porositni CD  me  Ilahi nga

motra Merita Burrniku 10,-frz

inkluziv posta.

Ç'është besimi

Printoje PDF
Vlerësimi i Përdoruesve: / 2
I DobëtI Shkëlqyeshëm 

 

 

Është folur shpesh për besimin, për parimet themelore të tij, për mënyrën se si duhet t’i plotësojmë këto parime, por pak jemi ndalur të analizojmë se ç’është besimi në vetvete dhe ç’rëndësi ka ai.


Besimi nuk është vetëm deklarimi që bën njeriu me gjuhën e tij se ai është besimtar, siç bëjnë pjesa dërmuese e hipokritëve të cilët deklarojnë me gojë se janë besimtarë por, zemra e tyre është shumë larg besimit të vërtetë. Besimi nuk është as kryerja sipërfaqësore e veprimeve për të cilat janë të obliguar besimtarët, ashtu siç bëjnë shumë prej njerëzve të cilët, paraqiten si njerëz të mirë, që bëjnë punë të mira, por në të vërtetë zemrat e tyre janë krejt bosh nga mirësia e vërtetë dhe janë shumë larg sinqeritetit ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Por besimi nuk është as dhe një njohje e thjeshtë mendore me të vërtetat e besimit. Sa e sa njerëz i njohin të vërtetat e besimit, por në të vërtetë ata nuk janë besimtarë.
Pra besimi nuk është vetëm shprehja e fjalëve, as lëvizjet fizike, as produkti i mendjes.


Besimi në vetvete është vepër e brendësisë së njeriut, të cilin e bëjnë të njohur shqisat dhe që rrethohet nga të gjitha anët me koshiencë, dëshirë dhe ekzistencë.
Kur’ani Fisnik gjithmonë e paraqet besimin në moralin e lartë, në punët e vlefshme me të cilat dallohen besimtarët nga femohuesit dhe hipokritët. Allahu në Kur’an thotë: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: -ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit; dhe ata të cilët i shmangen fjalëve dhe punëve të kota; dhe ata të cilët rregullisht e japin zekatin; dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet…….” ( El Mu’minunë 1-5).

Nga këtu del në pah vlera e besimit. Ai njeri, zemra e të cilit i beson sinqerisht Allahut (xh.sh) dhe Profetit (a.s), dhe vepron sipas urdhërave dhe porosive të Krijuesit, ai është i shpëtuar dhe i shpërblyer në të dy botët.

Të besosh do të thotë; të njohësh vetveten, të dish kush je, nga ke ardhur dhe ku do të shkosh. Parimi i parë i besimit është të besosh në Zotin një dhe të vetëm, të mos e mohosh apo të mos i bësh shok Atij. Të besosh në Zot nuk është vetëm njohuri e thjeshtë. Të besosh në Zot do të thotë të pranosh të përvetësosh një sjellje dhe praktikë të caktuar. Nuk do të thotë vetëm të dish, por edhe të dëshirosh; nuk do të thotë vetëm të njohësh por edhe të pranosh.

Besimi është nevojë e jetës njerëzore dhe si dispozitë e themel i mësimit islam, ka prirje ekskluzivisht për aksion dhe për qëndrim të caktuar. Për këtë gati në të gjitha vendet në Kur’an, ku flitet për besimin në Zot, përmenden edhe veprat e mira. Po kështu Muhamedi (a.s) në shumë hadithe, besimin në Zot e lidh ngushtë me veprat e mira. Ai thotë: “Kush nuk e ndihmon nevojtarin nuk është prej besimtarëve”. “Kush nuk do për vëllanë atë që do për vete, nuk është besimtar”. “Kush i shkakton ndonjë të keqe tjetrit ai nuk i beson Zotit”.

Arsyeto dhe mendo o njeri; çfarë porosish, çfarë udhëzimi! A nuk e lartësojnë këto vepra njeriun në sytë e vëllait të tij? A nuk këshillojnë ato për përsosmëri të karakterit të moralit të njeriut. Nëse secili prej nesh do të vepronte sipas këtyre këshillave, a do të përballej sot shoqëria jonë me ato fenomene negative që përballet aktualisht? Apo do të kishim njerëz të respektuar, të kujdesshëm në mendim e veprim, të gatshëm të punojnë vepra të mira, të larguar totalisht nga imoraliteti, krimi, vjedhja. Për rrjedhojë do të kishim një shoqëri e cila nuk do t’a njihte prostitucionin, vrasjen, drogën. Një shoqëri ku secili të respektonte ndjenjat dhe personalitetin e tjetrit.

Për besimtarin, Zoti (xh.sh) është autoriteti më i lartë moral, burim i vlerave shpirtërore, moralo-etike, burim i tërë asaj që është e mirë, fisnike, e ngritur. Besimi në Zot, nënkupton pranimin e Tij për autoritetin më të madh dhe përvetësimin e disiplinave të caktuara. Vetë fjala Islam nënkupton këtë pranim, nënshtrim dhe bindje ndaj urdhërave të Krijuesit. Kjo bindje nuk nënkupton, siç mendojnë disa, kurrfarë fatalizmi. Islami kërkon qëndrim i cili i përgjigjet plotësisht natyrës së vetë gjërave dhe natyrës së rregullit, që dominon në botë. Dikush me mençuri ka thënë: “Kur’ani është natyra që flet, e natyra është Kur’ani që hesht”. Kjo është një e vërtetë e shprehur në dy mënyra dhe e parë në dy aspekte.

Besimi në Zotin përmban zgjidhje për ekzistencat kulminante, e posaçërisht për qënien njerëzore. Elementet e tij kryesorë janë: përgjegjësia për veprat e bëra dhe besimi në jetën përtej varrit. Njeriu nuk u paraqit në këtë botë rastësisht e as si lojë e natyrës së verbër. Nuk erdhi këtu që, i nxitur nga pasionet, të jetojë një kohë të caktuar dhe të zhduket përgjithmonë. Ai është planifikuar përgjithmonë në suaza të konceptit totalitar të Zotit, në të është i caktuar vendi dhe misioni i tij. Besimi në Zotin paraqet një vetëdije për veten, misionin, vendin dhe domethënien e ekzistimit të vet. Nga mënyra se si e ka kuptuar dhe si e ka kryer misionin e vet, do të varet dhe lumturia në këtë botë dhe në botën e amëshuar. Pasojat e veprave të bëra individuale, paevitueshëm do të tregohen në këtë dhe në botën tjetër. E gjithë ajo çka lyp prej njeriut besimi në Zot, qëndron në atë që njeriu të bëhet i dobishëm dhe pozitiv, t’i bëjë mirë gjithkujt dhe të largohet nga e keqja. Akti i besimit nuk është asgjë tjetër përpos asaj që njeriu të pranojë këtë mision madhështor, amanetin. Besimi si akt i pranimit të amanetit ka për qëllim ta obligojë njeriun që, vërtetë të jetojë si njeri. Qëllimi primar i ekzistimit të njeriut është që, ai të tregohet dhe të vërtetohet si njeri.

Besimi vërtetohet me anë të praktikës së caktuar dhe jo me anën e argumentave. Kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të mbrohet dhe të argumentohet me fakte logjike, por kjo nuk është e nevojshme. Duhet ta dimë se kriza e besimit bashkëkohor nuk është pasojë e dobësimit të supozimeve teorike e shkencore dhe të pozitës fetare por ekskluzivisht rezultat i praktikës së caktuar të besimtarit. Për një grup njerëzish, besimi është bërë i pandjeshëm, i zbrazët e formal, është shndërrua në frazë të rëndomtë e cila qëndron ende vetëm në gojë e nuk arrin të deportojë në zemër e shpirt e për më tepër, nuk arrin të shndërrohet në praktikë dhe sjellje, në jetën e përditshme.

Kjo, sjell si rrjedhojë krizën e vetë jetës, të asaj që ne e quajmë shoqëri njerëzore. Kjo sjell si pasojë humbjen e vetive më esenciale dhe më të bukura të krijesës më të përzgjedhur nga Krijuesi, njeriut. E bën atë që të humbasë vlerat morale dhe të mos i përgjigjet e të mos e plotësojë qëllimin e krijimit. Një njeri pa besim, e humbet sensin e të qenit njeri. Për pasojë do të kemi një krijesë me ndjenja të vdekura, ose pa ndjenja fare i cili është shndërruar në një qenie të ulët, në një qenie pa karakter, një qenie që nuk dëgjon thirrjen e gjakut, që nuk dallon dot të mirën nga e keqja. Kjo bën që sot të hasim njeriun që vret njeriun (nënën, babën…) që shet motrën për përfitime materiale, që tradhëton vëllain e shokun më të mirë etj. Sot gjejmë njeriun të shndërruar në një qenie që nuk i përngjason asnjë lloj krijese tjetër, pasi po të studiojmë sjelljet e kafshëve vëmë re se kafshët bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e familjes së tyre, për mbrojtjen dhe ruajtjen e atyre rregullave dhe asaj mënyre jetese që ata kanë përcaktuar në kopenë e tyre. Po njeriu? Po ti o njeri??
Deri ku do të arrish?? Deri kur do t’i përdhosësh mirësitë dhe vlerat që të ka dhuruar Krijuesi yt??

A mendon o njeri??

Ulu pak me veten dhe gjyko. Kupto më në fund se, për ty nuk ka shpëtim tjetër veçse ti rikthesh vetes tënde vlerat, me të cilat të ka pajisur Zoti yt. Këtë nuk mund ta arrish veçse duke i rikthyer vetes atë të drejtë që ti vetë e ke mohuar; Besimin!
Hapi sytë o njeri e mos u largo nga rruga e drejtë, mos ndiq udhën e armikut tënd të betuar (shejtanit) por ndiq rrugën tënde të shpëtimit; Besimin tek Zoti një dhe i vetëm dhe ndërgjegjësohu për obligimet e tua. Mos ki turp të thuash se besoj, të praktikosh atë që ke detyrë të bësh. Turp nuk është të besosh, turp është të bësh …turp.
Pra mendo o njeri, mendo…!

 

Comments (0)

Emrat e Allahut

Jakup Hasipi"Një Hoxhë si ky"

Ndihmoni Jetimat

 

2.familjet nga Velesi i Maqedonis i ka

marë nji familje nga Zvicra I.Asipi për ti

ndihmuar nga 50,-frz  njërën familje dhe 

50,-frz familjen tjetër  për çdo

muaj. Allahu inshallah e shpërblen kët

familje e cila ka marë këtë ndihmesë .

Alla-Transport klikoni mbi foto

Xhamia Grenchen

www.shopislam.de

Faqe me libra,dvd.cd.

 

pendohu.info

Webfaqe Islame

Sinqeriteti .com

Webfaqe Islame

El Buhari

 

Bashkësia Islame wien

 

BIS

Bashkesia Islame Solothurn

Islamische Kleider

Shoping -  Veshje Islame

Albwebs

Web Hosting Solution

Zëri i Strugës

 

Webfaqe  Islame

 

Radio Pendimi

Degjoni Radio Pendimin

Komandant Hoxha

Webfaqja e komandant Hoxhës

zeriislam.com

webfaqe islame