Familja ndihmonë Familjen

Familja%20%20terzija
Familja Terziu Vranovc Veles

Familja Terziju nga fshati Vranovc i epërm nga komuna e Velesit  të Maqedonis  u ndihmua më 2009 me 200,-franga zvicerane  prej fondacionit të motrave muslimane ,kurse  më 2...

Familja%20halilovski
Familja Halilovski Vranovc Veles

Familja Halilovski nga fshati Vranovc i epërm nga komuna e Velesit  të Maqedonis u ndihmua më 2009 me 400,-franga zvicerane prej fondacionit të motrave muslimane ,kurse  më 2010...

Pyetje plus Përgjegje nga Hoxhallarët e nderuar

Pyetje: Pse nuk po mundem të falem e të mbulohem? Pyetje: Përdorimi i kofeinës (coffeinës) Pyetje: A lejohet therja e kafshës në themel të shtëpisë? Pyetje: A ka gabuar Ebu Hanifja tek imani? Pyetje: Xhinët muslimanë a janë të bukur? Pyetje: Thyerja e betimit dhe si duhet vepruar më pastaj? Pyetje: Nëse pas humbjes së virgjërisë gjakderdhja zgjat me ditë të tëra Pyetje: Namazi i falur sipas Takvimit, para se të thirret ezani Pyetje: A takohemi në ahiret me bashkëshortin dhe fëmijët? Pyetje: Jam 17 vjeçare dhe jam e martuar që prej 4 muajsh Pyetje: Hoxhë nderuar, jam femer dhe i heqi vetullat dua te di se a me pranohet falja e namazit? Pyetje: Pendohem për të kaluarën, por si t’i qëndroj besnike fesë? Pyetje: Belbëzimi si problem, çfarë thotë feja? Pyetje: Martesa me vajzën e prekur në moral Pyetje: Shtatzënia përmes futjes së gjilpërës në mitër të gruas Pyetje: Të martuarit e dy motrave në një kurorë Pyetje: Disa pyetje dhe përgjigje në lidhje me Kurbanin Pyetje: A lejohet te punoje femra ne zyrat shteterore? Pyetje: Kur bëhet obligim namazi dhe detyrimi i fëmijëve për të Pyetje: Larja e burrit me gruan në një vend dhe në të njëjtën kohë Pyetje: A mund t’i shpallim si qafirë pjesëtarët e lëvizjes vehabiste? Pyetje: Falli a është shirk (mosbesim)? Pyetje: Kujt i jepet Zeqati dhe Sadakaja e Fitrit? Pyetje: A është më mirë me e fal akshamin njëherë e mandej me çel iftar apo e kundërta? Pyetje: Shtatzania dhe agjërimi Pyetje: Pastrimi pas lindjes se femijes Pyetje: Borxhdhënësi a duhet të japi zeqat? Pyetje: A lejohet dëgjimi i ilahive me muzikë? Pyetje: Sa duhet të zgjas gjidhënia? Pyetje: Magjia, falli, shikimi i fatit dhe hajmalitë Pyetje: Gusli e zëvendëson abdesin Pyetje: Agjërimi i shtatzanës dhe gjidhënëses Pyetje: A mundet te falesh me pizhame? Pyetje: Ndonjehere mbetem pa e falur namazin Pyetje: Të martuarit e vajzës e cila nuk bart shami Pyetje: Më ka shkuar mendja të bëj një mevlud Pyetje: Veshja e ligjësuar për femrën Muslimane Pyetje: A mund që muslimani ta festojë 8 Marsin Pyetje: Veshja e pantallonave për gratë Pyetje: Si mund ta mbrojme zemren prej shejtanit? Pyetje: Marredheniet seksuale te jashteligjshme dhe namazi Pyetje: Jam duke punuar,a guxon burri te mi mere parat dhe tja qone familjes? Pyetje: A prishet namazi nëse nuk shqiptohen mirë ajetet Pyetje: A lejohet martesa me vajzën, nëna e së cilës është vajza… Pyetje: Femra që falë namazin pa shami… Pyetje: Si mund te bejme nje dasme islame? Pyetje: A e ka te lejuar t’u flase meshkujve? Pyetje: A lejohet te presim dhe te japim dhurata dhe urime per ditelindje?

thirje per ndihma

Ndihmoni Skamnorët  dhe  Jetimët   . Ata  presin  ndihmën  tonë  motra dhe ju vëllezër  . Ndihmoni   në  ndërtimin  e  një   shtëpi  streh   për  Jetimin.

Hadithet

Printoje
PDF

40 Hadithe
     
   HADITH 1  
 

Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

"Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, shpërngulja (hixhreti) e tij është për All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Ndërsa, shpërngulja e kujt është të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim."

(Këtë e transmetojnë dy imamë muhaddithë: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh ibn Berdize el Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi në dy Sahihet e tyre, të cilat konsiderohen dy përmbledhjet më të sakta të shkruara të haditheve.)

 
     
  HADITH 2  
 

Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thënë:

"Një ditë ishim duke ndejur te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ulë pranë të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha:

'O Muhammed, më trego ç'është Islami?' I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: 'Islami është të dëshmosh që nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka'ben nëse ke mundësi ta bësh këtë!' Ai tha: 'Të vërtetën e the!' Ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: 'Më trego, ç'është imani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes.' Tha: 'Të vërtetën e the.' Tha: 'Më trego ç'është ihsani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.' Tha: 'Më trego ç'është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili pyet.''Më trego mbi shenjat e tij?' Tha: 'Kur robëresha t'i lind vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha.' Pastaj shkoi, kurse unë mbeta i habitur. Pastaj (i Dërguari) tha: 'O Umer, a e njeh atë që më pyeti?' Thashë: 'All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e di.' Tha: 'Vërtet ky qe Xhibrili, erdhi t'ua mësojë fenë tuaj'."

(Muslimi)

 
     
  HADITH 3  
 

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Islami ngritet mbi pesë (shtylla): në të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në të vizituarit e Ka'bes dhe në agjërimin e Ramazanit'."

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 4  
 

Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "Më ka treguar i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai është ai i cili e fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet:

'Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh), dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (rizkun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm. Pasha All-llahun, përveç të cilit nuk ka zot tjetër, disa nga ju do të punojnë punë si njerëz të xhennetit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe xhennetit të jetë një kut hapësirë dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të vazhdojë të punojë vepra të njerëzve të zjarrit deri dhe do të hyjë në të. E disa nga ju do të punojnë punë të njerëzve të zjarrit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe zjarrit të jetë një kut hapësirë, dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të punojë punë të njerëzve të xhennetit dhe do të hyjë në të'."

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 5  
 

Nga nëna e besimdrejtëve Ummi Abdullahu Aisha, radijall-llahu anha, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Kush vepron për këtë çështjen tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar'."

(Buhariu dhe Muslimi)

Sipas transmetimit të Muslimit:
"Kush vepron diç që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ajo (vepër) është e refuzuar."

 
     
  HADITH 6  
 

Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Vërtet e lejuara (hallalli) është e qartë, por edhe e ndaluara (harami) është e qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe të nderit, ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën, ngjashëm sikur bariu i cili e ruan kopenë rreth vendit (kullotës) të ndaluar, në çast kopeja mund t'i ikë dhe të kullosë në të. Çdo sundues e ka vendin (kullotën) për të tjerët të ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut janë ndalesat (haramet) e Tij. A nuk është në trup një organ, kur ai është mirë (i shëndoshë) - i shëndoshë është tërë trupi, kur prishet, prishet tërë trupi. E ajo është zemra!'"

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 7  
 

Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ed-Darijje, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Feja është këshillë.' Thamë: 'Për kë (o i Dërguari i Zotit)?' Tha: 'Për All-llahun, Librin e Tij, të dërguarin e Tij, për imamët (krerët) e muslimanëve dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre'."

(Muslimi)

 
     
  HADITH 8  
 

Nga Ibn Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Më është urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, të falin namaz dhe të japin zekat. Kur ta bëjnë këtë, do ta fitojnë nga unë sigurinë për jetën dhe pasurinë e tyre, nëse janë në pajtim me Islamin, dhe llogarinë e tyre do ta japin para All-llahut të madhëruar."

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 9  
 

Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'Ç'u kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse ç'u kam urdhëruar, punoni nga ato sa të mundeni, sepse asgjë nuk i ka shkatërruar ata që kanë qenë para jush, përveç shumë pyetje të tepërta të tyre dhe mosnënshtrimi i tyre pejgamberëve të tyre."

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 10  
 

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Vërtet All-llahu i madhëruar është i mirë dhe nuk pranon përveç mirë, dhe vërtet All-llahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve. I Madhëruari ka thënë: 'O ju të dërguar, hani gjërat e mira dhe punoni mirë.' I Madhëruari ka thënë: 'O ju besimdrejtë, hani gjërat e mira me të cilat u kemi furnizuar.' Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: 'O Krijues, o Krijues!' Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do t'i pranohet lutja e tij!'"

(Muslimi)

 
     
  HADITH 11  
 

Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Alijj ibn Ebi Talibi, nipit të të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe rejhanit (lule erëkëndëse) të tij, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

'Lëre atë që të duket e dyshimtë, kurse pranoje atë që nuk të duket e dyshimtë'."

(Tirmidhiu dhe Nesaiu)
(Tirmidhiu ka thënë: "Ky është hadith hasen sahih)

 
     
  HADITH 12  
 

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Nga islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson'."
(Tirmidhiu dhe të tjerët transmetojnë se ky është hadith hasen)

 
     
  HADITH 13  
 

Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku, radijall-llahu anhu, shërbyesi i të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, transmeton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Nuk do të jetë besimtar (mu'min) askush nga ju, deri sa nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka i dëshiron vetes."

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 14  
 

Nga Ibni Mes'udi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Nuk është e lejuar derdhja e gjakut të një muslimani, përveç në tri raste: prostitucioni i vonshëm (personi njëherë i martuar), shpirti për shpirt (koka për kokë) dhe ai i cili e lë fenë (e tij) dhe e lë bashkësinë e tij'."

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 15  
 

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

"Kush e beson All-llahun dhe ditën e Mbramë, le të flasë mirë ose le të heshtë, dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë fqiun e tij dhe kush beson në All-llahun dhe ditën e Mbramë, le ta nderojë musafirin e tij."

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 16  
 

Nga Ebu Hurejre redijall-llahu anhu, transmetohet: "Një njeri i tha të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

'Më këshillo.' I Dërguari tha: 'Mos u zemëro!' Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: 'Mos u zemëro!'"

(Buhariu)

 
     
  HADITH 17  
 

Nga Ebu Ja'la Sheddad ibn Eusi, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Vërtet All-llahu e ka bërë obligim mirësjelljen ndaj çdo gjëje: Kur të mbytni (p.sh. armikun), mbytni në mënyrën më të mirë; kur të therrni, therrni në mënyrën më të mirë; mprehni thikat që t'ia lehtësoni sakrificës suaj."

(Muslimi)

 
     
  HADITH 18  
 

Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, radijallahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Kije ndërmend All-llahun kudo që të jesh. Pas të keqes pason e mira, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe edukoj njerëzit me moral të mirë."

(Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë: ky është hadith hasen, kurse në disa përmbledhje të tjera është: hadith sahih)

 
     
  HADITH 19  
 

Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "Një ditë kam qenë pas të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe më tha:

'O djalosh, do t'i mësoj disa fjalë: Kije ndërmend All-llahun, All-llahu do të ruajë ty. Kije ndërmend All-llahun, All-llahun do ta gjejshë para teje. Kur të kërkosh, kërko prej All-llahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut. Dije, sikur tërë populli të tubohej që të të ndihmojë në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë çka të ka caktuar All-llahu. E nëse do të tuboheshin që në diç të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka All-llahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lartë pendat dhe janë tharë faqet (d.t.th., çdo gjë është caktuar dhe mbaruar)'."

(Tirmidhiu, i cili thotë: hadithi hasen sahih)

Në transmetimet tjera, përveç të Tirmidhiut, qëndron:
"Kije ndërmend All-llahun, do ta gjejsh para vetes. Njihe All-llahun (kur je) në bollëk, All-llahu do të njeh ty në vështirësi. Dhe dije, ajo që nuk të ka goditur, as që ka mundur të të godasë, kurse ajo që të ka goditur, nuk ka mundur të mos të godasë. Dije se vërtet ndihma është me durimin, gëzimi me dëshpërimin, kurse në çdo vështirësi ka lehtësi."

 
     
  HADITH 20  
 

Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Vërtet, nga fjalët (urtitë) që bota i ka mbajtur mend nga predikimet e pejgamberëve të mëparshëm është: 'Kur nuk turpërohesh, atëherë vepro ç'të duash'."

(Buhariu)

 
     
  HADITH 21  
 

Nga Ebu Amri - e sipas disave Ebu Amrete, Sufjan ibn Abdullahu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Thashë: 'O Resulull-llah! Më thuaj për Islamin atë për çka nuk do të kam nevojë të pyes askënd përveç teje." Tha: 'Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulmë (në këtë)!'"

(Muslimi)

 
     
  HADITH 22  
     
 

Nga Ebu Abdullah Xhabir ibn Abdullah el-Ensarij, radijall-llahu anhuma, transmetohet: "Një njeri e pyeti Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: 'Ç'mendon, nëse i fali namazet e obliguara, e agjëroj Ramazanin, u përmbahem të lejuarave kurse braktisi të ndaluarat dhe nuk bëj asgjë më shumë nga kjo, a do të hyjë në xhennet?' I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
'Po!'"

(Muslimi)

 
     
  HADITH 23  
 

Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh'arij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Pastërtia është gjysma e besimit. Falënderimi All-llahun (el-hamdu lil-lahi) e përmbushë matësen (mizanin). Lavdimi dhe falënderimi All-llahun (subhanall-llahi ve-l-hamdu lil-lahi) e përmbushin hapësirën ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë. Sadaka është dëshmi. Durimi është shkëlqim. Kurse Kur'ani është dëshmi e sigurt për ty apo kundër teje. Çdokush e fillon ditën e tij dhe çdonjëri është tregtar i shpirtit të tij; mund ta çlirojë apo ta sjellë në shkatërrim'."

(Muslimi)

 
     
  HADITH 24  
 

Nga Ebu Dherr el-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, i cili ka thënë:

"O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të lajthuar, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t'ju përudhë.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t'ju ushqej, do t'ju ushqej.
O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t'ju veshi.
O robët e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, prandaj, kërkoni nga Unë falje, do t'ju fali.
O robët e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo, me çka Mua dëm do të Më shkaktonit që të Më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të Më sjellë, që të Më kontribuonit.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë.
O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriteshi (qëndroni) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet Mua të m'i drejtoni, dhe Unë t'i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që kam Unë as aq sa që e mungon gjilpëra kur ngulitet në det.
O robët e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë juve do t'ju shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetveten."

(Muslimi)

 
     
  HADITH 25  
 

Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, gjithashtu, transmetohet: "Disa shokë të Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thanë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: 'O Resulull-llah, pasanikët na tejkaluan dhe mblodhën të gjitha shpërblimet; falen sikur falemi ne, agjërojnë sikur që agjërojmë ne dhe ndajnë sadakë nga pasuria më e vlefshme e tyre.' Resulull-llahu tha:

'A nuk ua ka mundësuar All-llahu xhel-le shanuhu edhe juve që sadakë të ndani? Vërtet në çdo tesbih (subhanall-llah) ka sadakë; në çdo tekbir (All-llahu ekber) ka sadakë; në çdo tahmid (el-hamdu lil-lah) ka sadakë; në çdo tahlil (la ilahe il-lall-llah) ka sadakë; edhe në urdhërimin e të mirës ka sadakë; edhe në ndalimin e të keqes ka sadakë; dhe në të kënaqurit e epsheve (në hallall) ka sadakë.' Ata thanë: 'O i Dërguari i Zotit, a thua edhe kur ndonjëri prej nesh i kënaq epshet e veta edhe për këtë ka shpërblim?' Resulull-llahu tha: 'Ç'mendoni, sikur epshin e vet ta kënaqë në mënyrë të ndaluar, a nuk do ta meritonte mëkatin (dënimin)? Gjithashtu, kur ta kënaqë në mënyrë të lejuar do të ketë shpërblimin'."

(Muslimi)

 
     
  HADITH 26  
 

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Në çdo nyje të njeriut ka sadakë çdo ditë në të cilën lind dielli; të pajtosh dy vetë është sadakë, të ndihmosh njeriun të hypë në kafshën e tij që ta bartë ose ta ngritë në të furnizimin (barrën) e tij është sadakë. Fjala e mirë është sadakë. Çdo hap që shpie kah namazi është sadakë. Ta shtëmëngë nga rruga pengesën është sadakë'."

(Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 27  
 

Nga en-Nevvas ibn Sem'ani, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse e keqe (mëkat) është çka mbillet (përforcohet) në veten tënde, kurse nuk dëshiron që këtë ta dijnë njerëzit."
(Muslimi)

Kurse nga Vabisete ibn Ma'bedi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"'Më ke ardhur të pyesish se ç'është mirësia?' Thashë: 'Po!' (Resulull-llahu) tha: "Pyete zemrën tënde! Mirësia është ajo me çka të është i kënaqur shpirti dhe me çka të është e kënaqur zemra. Ndërsa mëkat është ajo që mbillet te njeriu dhe hamendet në krahëror, qoftë këta njerëz edhe ndryshe të thonë dhe përgjigjen'."

(Hadithi hasen, e kemi transmetuar nga musnedët e dy imamëve: Ahmed ibn Hanbelit dhe Darimiut, me vargun e transmetuesve të besuar/bi isnaid hasenin)

 
     
  HADITH 28  
 

Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Na ka këshilluar Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me një vaz (këshillë) nga i cili zemrat na janë ndritur dhe sytë na janë përlotur dhe i thamë: 'O Resulull-llah, sikur ky është vazi ynë lamtumirës, prandaj na porositë.' Tha: 'U porosisë juve devotshmërinë ndaj All-llahut të Madhëruar, dëgjueshmërinë dhe nënshtrueshmërinë ndaj sunduesit edhe sikur ai të ishte rob. Vërtet, kush jeton nga ju do të sheh shumë kundërthënie. Ju e keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin e halifëve të përudhur drejtë. Mirë mbanu për këto dhe ruanu nga risitë (bid'atet) në fe, sepse çdo bid'at është lajthitje'."

(Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë: ky është hadith hasen sahih)

 
     
  HADITH 29  
 

Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"'O Resulull-llah, më trego një punë që do të më shpie në xhennet, kurse do të më largoj nga zjarri.' Ai tha: 'Ke pyetur për një çështje të madhe, kurse ajo është e lehtë për atë kujt All-llahu ia lehtëson: Adhuroje All-llahun dhe mos i shoqëro asgjë, kryeje namazin, ndaje zekatin, agjëroje ramazanin, vizitoje Ka'ben.' Pastaj tha: 'A dëshiron të të udhëzoj në dyert e dobisë: agjërimi është mburojë, sadaka i anulon mëkatet sikur që uji e fik zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësi të natës.' Pastaj lexoi: 'Ata ngriten nga shtretërit' dhe lexoi deri sa nuk arriti deri te fjala 'ja'melune' (es-Sexhde, 16-17), pastaj tha: 'A dëshiron të ta tregoj kreun e çështjes, shtyllën e saj dhe kulminacionin e saj?' U përgjigja: 'Gjithqysh o Resulull-llah!' Në këtë ai tha: 'Kreu i çështjes është islami, shtylla e tij është namazi, kurse kulminacioni i tij është xhihadi.' Pastaj tha: 'A dëshiron të të tregoj mbi thelbin e gjithë kësaj?' Thashë: 'Gjithqysh o Resulull-llah!', kurse ai e kapi gjuhën e tij dhe tha: 'Ruaje këtë.' I thashë: 'O Pejgamberi i Zotit, a thua edhe për këtë përgjegjës do të jemi?' Ai tha: 'Të pastë nëna (Zoti të dhashtë jetë) o Muadh! A thua diç tjetër i hedh njerëzit në zjarr përveç gjuhëve (thënieve) të tyre të këqia'."

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih)

 
     
  HADITH 30  
 

Nga Ebu Tha'leb el-Hushejnij Xhurthum ibn Nashiri, radijall-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Me të vërtetë All-llahu i madhëruar i ka bërë obligim fardet, dhe mos i lini pas dore. E ka vendosur kufirin dhe mos e kaloni, i ka ndaluar disa gjëra dhe mos i theni. Kurse i ka heshtur disa gjëra nga mëshira ndaj jush, e jo nga harresa dhe mos diskutoni për to."

(Hadith hasen, Darekutni e të tjerë)

 
     
  HADITH 31  
 

Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa'd Es-Sa'idij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:

"Erdhi një njeri te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: 'O Resulull-llah, më përudhë në atë punë, që nëse e punoj do të më dojë All-llahu dhe do të më duan njerëzit.' Ai tha: 'Mos e lakmo (bënu zahid në) këtë botë, do të të dojë All-llahu, kurse mos lakmo në atë që është te njerëzit - do të të duan njerëzit'."

(Ibn Maxheh dhe të tjerët me senede të besueshme)

 
     
  HADITH 32  
 

Nga Ebu Seid Sa'd ibn Malik ibn Sina el-Hudarij, radijall-llahu anhu, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Nuk ka dëm as të dëmtuar (reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i shkaktohet dëm, as dëmi i shkaktuar të kthehet në të njëjtën mënyrë").

(Hadithi hasen, transmetojnë Ibn Maxheh dhe Derekutnij dhe musnedet tjera; këtë hadith e transmeton edhe Maliku në El-Muwata si hadith mursel nga Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s., duke e lëshuar Ebu Seidin, kurse ky ka pasur zinxhir të transmetuesve i cili është më i fuqishëm se të tjerët).

 
     
  HADITH 33  
 

Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Sikur njerëzve t'u jipej ajo që e kërkojnë, do të kishte asosh, të cilët do të kërkonin pasurinë dhe jetën e të tjerëve. Mirëpo, ai i cili pohon, ai është i obliguar të shtrojë dëshmi, kurse ai që mohon - betimin."

(Hadith hasen; transmetojnë Bejhekiu dhe disa të tjerë në përmbledhjet e tyre)

 
     
  HADITH 34  
 

Nga Ebu Seid el-Hudriu, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
'Kush nga ju sheh një të keqe - le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë - atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë - atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët'."

(Muslimi)

 
     
  HADITH 35  
 

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Mos ia keni xhelozinë njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën, mos garoni njëri me tjetrin në shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bënë dhunë atij, nuk e lë (në baltë), nuk e gënjen, nuk e nënçmon'. 'Takvallëku është këtu', dhe tregoi në krahërorin e tij tri herë. 'Për një njeri është e keqe e mjeftueshme që ta nënçmojë vëllaun musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij'."

(Muslimi)

 
     
  HADITH 36  
 

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Kush ia largon besimtarit një brengë nga brengat e kësaj bote, All-llahu nga ai do ta largojë një brengë nga brengat e ditës së Gjykimit. Kush ia lehtëson atij i cili është në vështirësi, All-llahu atij do t'ia lehtësojë në këtë dhe në botën tjetër. Kush ia mbulon (një të metë) muslimanit, All-llahu atij do t'ia mbulojë në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu do t'i ndihmojë robit, deri sa ai t'i ndihmojë vëllaut të vet. Kush ndjek rrugën që në të të kërkojë dituri, All-llahu do t'ia lehtësojë atij rrugën deri në xhennet. Asnjëherë nuk do të tubohen në një shtëpi të Zotit një grup njerëzish që të lexojnë Kur'an dhe që ta studiojnë atë, e që mbi ta të mos zbretë qetësia dhe t'i mbulojë mëshira, t'i rrethojnë engjujt, dhe që All-llahu mos t'i përmend ndër të zgjedhurit e Tij. Kënd e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta gradojë prejardhja e tij."

(Me këto fjalë e transmetoi Muslimi)

 
     
  HADITH 37  
 

Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga Krijuesi i tij i madhëruar, i cili ka thënë:

"Me të vërtetë All-llahu i ka shkruar veprat e mira dhe veprat e këqia. Pastaj këtë e ka sqaruar: 'Kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë, por nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaj si vepër të mirë të plotë. Por, kush dëshiron ta bëjë një vepër të mirë dhe këtë e bënë, All-llahu do t'ia shkruaj dhjetë vepra të mira, deri në shtatëqind shpërblime dhe më shumë. Kush dëshiron të veprojë një vepër të keqe, dhe nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruajë si vepër të mirë të plotë, por nëse dëshiron dhe e bënë, All-llahu do t'ia shkruaj si një vepër të keqe'."

(Me këto shkronja në Sahihët e tyre e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

 
     
  HADITH 38  
 

Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Me të vërtetë All-llahu i madhëruar ka thënë: 'Kushdo të tregojë armiqësi ndaj mikut (veliut) Tim, Unë do t'i shpall luftë. Me asgjë robi Im nuk mund të Më afrohet, pos me atë me çka Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im mua më afrohet me vepra fakultative (nafile) deri sa nuk e simpatizojë (dua). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotëron, dhe të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është vetëm për Mua; të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua; dora e tij me të cilën kapë, punon vetëm për Mua; këmba e tij me të cilën ec, ec vetëm për Mua. I këtilli nëse më kërkon diç, do t'ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë'."

(Buhariu)

 
     
  HADITH 39  
 

Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

"Me të vërtetë All-llahu ummetit tim i falë ato që bëhen duke gabuar pa qëllim, ato që bëhen nga harresa dhe ato që bëhen nën presion (nga të detyruarit)."
(Hadithi hasen, e transmetojnë Ibnu Maxheh, Bejhekiu dhe të tjerët)

 
     
  HADITH 40  
 

Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më kapi për krahu dhe tha:

'Jeto në këtë botë si i huaj ose si udhëtar'."
Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma, thoshte:
"Kur të ngrysesh, mos e pritë mëngjesin, por kur të zgjohesh, mos e pritë mbrëmjen. Gjatë kohës së shëndetit përgatitu për sëmundje dhe gjatë jetës (përgatitu) për vdekjen tënde!"

(Buhariu)

 
     
  HADITH 41  
 

Nga Ebu Muhammed Abdullah ibn Amr el-Asi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

'Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë, deri sa epshet e tij nuk e ndjekin atë çka e kam sjellë unë'."

(Hadithi hasen sahih, e kemi transmetuar nga libri "El-Huxhxheh" me sened korrekt)

 
     
  HADITH 42  
 

Nga Enesi, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

'All-llahu i madhëruar ka thënë: 'O biri i Ademit, deri sa të thirresh (mbështetesh) në Mua dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të falë çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vrënësirat në qiell dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkate të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më përshkruar asgjë, do ta falë po aq të madhe'."

(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

Mesazhe pejgamberike që duhet kuptuar

Na ka treguar Museddedi, na ka treguar Jahja nga Ebu Gafari, na ka treguar Ebu Temimete el Huxhejmiju – emri i Ebu Temimes është Tarif b. Maxhalid, nga Ebu Xhurrejje Xhabir b. Sulejmi i cili ka thënë: E kam parë njeriun nga i cili njerëzit gjithnjë pranonin mendimit e tij, ai nuk thoshte ndonjë fjalë e që njerëzit të mos e përcjellin atë. Pyeta duke thënë: Kush është ky njeri?

 

Thanë: Ky është i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Iu drejtova atij dhe i thash dy herë: Alejkes-selamu (mbi ty qoftë paqja – shpëtimi) o i Dërguari i Allahut s.a.v.s. Pejgamberi a.s. më tha: “Mos thuaj (alejke selam) mbi ty qoftë paqja, sepse përshëndetja “alejke selam” është përshëndetja e të vdekurit, po thuaj “Es-selamu aleje”. Transmetuesi tha: I thash: A ti je i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e ai tha: Po unë jam i Dërguari i Allahut i cili nëse të godet një e keqe dhe i lutesh (Allahut në emrin tij), Ai ta largon at të keqe. Nëse të godet ndonjë vit i thatë dhe i lutesh (Allahut në emrin tij) Ai e bënë të bereqetshëm për ty. E nëse gjendesh në ndonjë vend të shkretë (pa ujë dhe bimë) dhe të ka humbur kafsha e udhëtimit dhe i lutesh Allahut, Ai ta kthen atë. Atëherë unë i thash: Më këshillo me diçka të dobishme. Tha: “Mos e shajë askënd, (pas kësaj transmetuesi tha: Pas kësaj këshille nuk kam sharë askënd as të lirë as rob, as deve as dele.) mos nënçmo asgjë nga të mirat, dhe kur ti flasësh vëllait tënd, foli me fytyrë të hapur sepse kjo është nga të mirat, dhe ngrite petkun tënd deri mbi zogun e këmbës, e nëse e urren këtë, atëherë deri te zogu i këmbës, kujdes nga zgjatja e petkut nën zogun e këmbës sepse ajo është nga mendjemadhësia, e vërtetë, Allahu nuk e donë mendjemadhësinë, e nëse dikush të ofendon apo të nënçmon me të metat që i ke, ti mos e nënçmo me të metat që i din tek ai, sepse vërtetë mallkimi është mbi atë”.

Shpjegim i përgjithshëm i hadithit

Hadithi në fjalë është i regjistruar te Sunenin i Ebu Davudit, dhe në brendësinë e tij përfshinë një sërë tematikash dhe këshillash të rëndësishme për besimtarin islam. Mënyra se si ka ardhur deri te kontakti i transmetuesit me Pejgamberin a.s. na jep të kuptojmë për përkujdesjen e lartë që e tregonin sahabët për dëgjimin dhe bartjen e fjalëve respektivisht të haditheve të Pejgamberit a.s. Ata ishin entuziastë që me interes të madh të dëgjonin çdo fjalë që dilte nga goja e Pejgamberit a.s., sepse ata ishin të bindur se ai nuk flet nga hamendja e tij, por vetëm sipas asaj që i shpallej. Në anën tjetër, ky hadith qartë na bënë të ditur, se sahabët shprehnin interesim të madh që sa herë që tu jepej rasti të rrinin në mexhlis me Pejgamberin a.s. ta shfrytëzonin në maksimum kohën për të marrë këshilla fetare, juridike, etike dhe njerëzore, sepse vetëm kështu ata e mësonin fenë e tyre nga burimi i saj. Në kërkesën e transmetuesit për këshilla, Pejgamberi a.s. udhëzon kërkuesin në disa parime të rëndësishme për besimtarët islam. Përmes këtyre këshillave Pejgamberi a.s. përcakton principet kryesore, saqë nëse i respektojmë ato principe, jo vetëm shoqërisë islame por edhe shoqërisë njerëzore i sigurojnë qetësi, lumturi, respekt të ndërsjellë dhe dashuri njerëzore. Pra hadithi në fjalë shëron edhe plagë sociale.

Çka kuptojmë nga hadithi?

Nëse bëjmë përpjekje që të bëjmë një elaborim më të hollësishëm mbi hadithin në fjalë, me lehtësi vërejmë se nga ky hadith mësojmë shumë gjëra të rëndësishme të cilat duhet implementuar dhe zbatuar në jetën tonë të përditshme. Nga mësimet më të rëndësishme që i mësojmë nga ky hadith janë:

1. Përkujdesja për dëgjimin dhe bartjen e hadithit
Nisur nga vetë fakti se si e paraqet transmetuesi rastin dhe shkakun e takimit të tij me Pejgamberin s.a.v.s. nënkupton se shokët e Pejgamberit a.s. sa herë që takoheshin mes veti, bisedonin dhe informonin njëri tjetrin për ndonjë hadith të Pejgamberit a.s.. Është shumë e natyrshme dhe racionale, se edhe në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. jeta ka pasur dinamikën e saj, e veçanërisht pas shpalljes së Kur’anit ku ndryshimet ishin jo vetëm të mëdha, por edhe esenciale në të gjitha sferat e jetës, duke filluar nga ndryshimi dhe ngritja e vetëdijes që ishte qeliza e parë nxitëse për ndryshimin e besimit nga ai politeist në besim monoteist. Ndryshimi i botëkuptimit se si duhet kuptuar jetën dhe gjërat që e shoqërojnë atë, duke i bërë që njerëzit fillimisht të kuptojnë qëllimin e ekzistimit të tyre në këtë botë. Pra, kjo shoqëri që përjetonte ndryshime radikale, si në planin individual ashtu edhe në atë familjar e shoqërorë, si në sferën e besimit, kulturës, traditës, mënyrës së jetesës dhe ndjenjave të brendshme, ndryshimin e perceptimit të jetës së kësaj bote dhe asaj që e rrethonte, kishte nevojë për një udhëheqës jo vetëm shpirtërorë, por të ishte edhe burrë shteti, edhe gjeneral i shkëlqyer, edhe mësues, edukator dhe pedagog gjigant, e kush mund të ishte tjetër përveç atij që e edukoi Krijuesi i gjithësisë, pra Muhamed Mustafa s.a.v.s. i cili kishte thënë: “Mua më edukoi Zoti im me edukatën më të mirë”. Ky ishte ai i cili i priu këtij ndryshimi dhe tranzicioni fillimisht të brendshëm e pastaj edhe atij social. Shokët e tij (sahabët) edhe pse mirë e kishin kuptuar qëllimin dhe vlerat e ftesës së tij, dhe plotësisht ishin të përkushtuar shpirtërisht dhe fizikisht për ngritjen e islamit, sepse ata shumë mirë e kishin kuptuar se ishin të nënçmuar dhe u ngritën me islamin, por me gjithat në këto ndryshime marramendëse që ndodhën për një kohë shumë të shkurtë në gadishullin arab, ndihej edhe nevoja e jetesës dhe mbi jetimit në aspektin material-ekonomik. Andaj, problemet e mirëmbajtjes së familjes dhe angazhimet e tyre me obligime konkrete në shoqërinë islame, nuk i mundësonin çdo kujt që ta shoqëronte shumë shpesh Pejgamberin a.s.. Kjo është edhe arsyeja, që sahabët sa herë që takoheshin mes veti, bisedonin për Pejgamberin a.s. dhe fjalët që i kishin dëgjuar prej tij, me qëllim që ti përsëritnin sa më shumë dhe tua mësonin edhe të tjerëve. Këtë e sinjalizon transmetuesi i hadithit kur thotë se kishte dëgjuar për një njeri, që fjalët e tij ishin objekt i bisedimeve mes njerëzve dhe parim i jetës së tyre, e kjo fletë për përkujdesën dhe rëndësinë që i përkushtuan sahabët kësaj çështje.

2. Përshëndetja islame – selami
Përshëndetja mes besimtarëve islam është selami që donë të thotë, paq, qetësi dhe rehati. Kjo është përshëndetja më e mirë dhe e pa alternativë mes myslimanëve, sepse kjo është edhe përshëndetja e melekëve dhe përshëndetja e xhenetit. Kjo është fjala e parë me të cilën do përshëndetën besimtarët islam kur të hynë në xhenet. Allahu xh.sh. thotë: “E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun alejkum” – qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.” (Zumer: 73 )

Nga kjo nënkuptohet se përshëndetja me selam nuk është përshëndetje arabe, siç pretendon dikush ta trajtojë, por është përshëndetje islame, në gjuhën arabe, që e përdorin myslimanët e mbarë globit në këtë botë pa dallim ngjyre dhe gjuhe, dhe e njëjta do të përdoret edhe në xhenet.

Vërejmë se Pejgamberi a.s. menjëherë e korrigjon përshëndetësin për gabimin e bërë në përshëndetje kur kishte thënë: “Alejke es-selam” duke ia mësuar përshëndetjen e rregullt islame që është “es-selamu alejkum”. Pejgamberi a.s. për të mos e lënë në dilemë përshëndetësin, korrigjimin e tij menjëherë e arsyetoi duke i thënë se kjo është përshëndetje e të vdekurve. Ky është argument i fuqishëm se Pejgamberi a.s. nuk ka heshtur asnjëherë kur është ndier nevoja e korrigjimit, andaj, dijetarët islam kanë definuar se edhe heshtja e Pejgamberit a.s. konsiderohet argument, sepse nëse Pejgamberi a.s. ka heshtur para një veprimi të caktuar, është konsideruar pëlqim dhe si i tillë ngelë argument i sheriatit islam. Në anën tjetër, me këtë reagim, Pejgamberi a.s. nuk kishte për qëllim të tregoj mënyrën se si duhet përshëndetur të vdekurit tanë, sepse sipas sunetit të Pejgamberit a.s. është vërtetuar se edhe përshëndetja e të vdekurve sipas islamit bëhet si e të gjallëve, por kishte për qëllim të diferencoj atë që ishte islame, nga ajo që ishte tradicionale te arabët që të vdekurit e tyre ti përshëndesin me fjalën “Alejke s-selamu”.

3. Si e prezantoi Pejgamberi a.s. veten e tij
Ajo që menjëherë na bie në sy gjatë leximit të këtij hadithi, është forma se si e prezantoi Pejgamberi a.s. veten e tij, kur pyetësi e pyeti: Ju jeni i Dërguari i Allahut. Këtu vërejmë se përgjigja e Pejgamberit a.s. ishte konform pyetjes, andaj ai nuk e kishte informuar për prejardhjen e tij familjare, porse për misionin e tij si Pejgamberi dhe i Dërguar i Allahut xh.sh.. Ia bëri me dije se misioni i tij prej Pejgamberllëkut është shpëtimi i njerëzve si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në jetën e botës tjetër, rikthimi i lumturisë dhe harmonisë në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër, zhdukjen e pesimizmit dhe ngurtësisë, si dhe mbjellja optimizmit dhe shpresës së njeriut në të gjitha gjendjet dhe momentet e jetës, andaj i tha: “Unë jam i Dërguari i Allahut i cili nëse të godet një e keqe dhe i lutesh (Allahut në emrin tij), Ai ta largon at të keqe. Nëse të godet ndonjë i vit i thatë dhe i lutesh (Allahut në emrin tij) Ai e bënë të bereqetshëm për ty. E nëse gjendesh në ndonjë vend të shkretë (pa ujë dhe bimë) dhe të ka humbur kafsha e udhëtimit dhe i lutesh Allahut, Ai ta kthen atë.”

Kjo përgjigje e thukët, është shumëdimensionale sepse i bënë me dije njeriut, se njeriu pa besimin në Allahun Një, dhe në të Dërguarin e tij, edhe në momentet kur posedon të mira në këtë botë, ai nuk është i lumtur, e ai i cili posedon imanin në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, është i lumtur dhe falënderues edhe atëherë kur e godet ndonjë fatkeqësi apo sprovë në këtë botë. Nëse zemra është e zbrazët nga besimi, ajo është e shkretë dhe nuk i bëjnë mirë edhe bukuritë dhe bereqetet e natyrës, por nëse është e freskët me iman, atëherë ajo është falënderuese ndaj Allahut xh.sh. dhe e freskët, kurse për zemrën e freskët me iman dhe falënderuese, garanca është e Allahut xh.sh. se atij do ti shtohen të mirat dhe bereqetet.

Njëkohësisht pyetësit në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe neve në mënyrë të tërthortë na e bëri me dije se grada e tij e Pejgamberit nuk është meritë e tij individuale, porse dhuratë nga Allahu xh.sh., dhe si i tillë ai është edhe krijesa më e dashur te Allahu xh.sh., andaj edhe për hir të kësaj, Allahu xh.sh. ia lejoi ndërmjetësimin dhe shefatin për besimtarët islam. Se Pejgamberi a.s. është i dekoruar nga Allahu xh.sh. me ndërmjetësim dhe shefat për besimtarët islam, krahas këtij hadithi, ekzistojnë edhe një sërë argumentesh tjera si nga Kur’ani ashtu edhe nga suneti i Pejgamberit a.s., andaj përpjekjet që dikush ta zhveshë nga ky dekorim janë vetëm tentativa sterile.

4. Kërkesat dhe këshillat e Pejgamberit a.s.
Bashkëbiseduesi i Pejgamberit a.s. si duket shumë qartë e kishte kuptuar mesazhin e Pejgamberit nga përgjigja e tij, andaj ai dëshiroi që të shfrytëzoj rastin dhe të marrë mesazhe dhe këshilla konkrete nga Pejgamberi a.s. duke i thënë: Më këshillo me diçka të dobishme. Muhamedi a.s. siç thotë Ibni Abasi r.a. ishte më bujari në rruzullin tokësor, bile edhe më bujar se sa era e cila e sjell shiun e bereqetshëm, sepse përmes shiut freskohet toka, e përmes këshillave të Pejgamberit a.s. freskohen zemrat e njerëzve. Andaj, përgjigje të kërkesës së tij Pejgamberi a.s. i tha:

a. “Mos ofendo – mos shajë askënd…”[/u]
Ky imperativ dhe kjo këshillë Pejgamberike na jep mesazh të qartë se besimtari islam gjithnjë duhet të mbajë kontroll të plotë mbi gjymtyrët e trupit të tij, e veçanërisht mbi gjuhën sepse shumica e mëkateve të mëdha bëhen përmes saj, siç janë sharja, ofendimi, nënçmimi i tjetrit, gënjeshtra, bartja e fjalëve të huaja, përgojimi, etj. Në një hadith të transmetuar nga ebu Hurejra i cili ka thënë: në një rast, për një grua, i është thënë Pejgamberit s.a.v.s., o i Dërguari i Allahut s.a.v.s. filania falë namaz natën dhe agjëron ditën, por i ofendon fqinjët e saj me gjuhën e saj. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Nuk ka të mira te ajo, ajo është në xhehenem” Ahmedi dhe ibni Hibani

Sharja, nënçmimi dhe ofendimi i shoqërisë, lënë gjurmë të pa shëruara në zemrat e të tjerëve dhe krijojnë shqetësime në shoqëri, andaj jo rastësisht i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Musliman i vërtetë është ai, që myslimanët janë të mbrojtur- të sigurt nga gjuha dhe dora e tij”. Përmes gjuhës, njeriu jo vetëm që dëmton të tjerët, por dëmton edhe pronarin e saj duke e zhveshur nga punët e mira, dhe e shpien drejt bankrotimit, andaj Allahu xh.sh. në Kur’anin fisnik thotë: “O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). El Bekare:264. Në favor të kësaj, Pejgamberi a.s. ishte garancë e atyre që arrijnë të mbajnë nën kontroll gjuhën e tyre se do të jenë prej xhenetlinjëve, sepse një numër i konsideruar i besimtarëve islam do të ndëshkohen në xhenet vetëm për shkak të pakujdesis së gjuhës së tyre.

Këtë mesazh dhe këtë këshillë të Pejgamberit a.s. pyetësi e kishte kuptuar qartë, andaj edhe thotë: pas kësaj këshille më kurrë nuk kam sharë askënd as njeri të lirë as rob, as deve as dele, pra as njerëz e as kafshë. Kjo na jep të kuptojmë edhe për seriozitetin e sahabëve, sepse ata çdo këshillë që e merrnin nga Pejgamberi a.s. menjëherë e implementonin në jetën e tyre të përditshme, e jo sikur ne që dëgjojmë kur pyesim por nuk e implementojmë në praktikë.

b. …mos nënçmo asgjë nga të mirat…
E mira dhe e keqja sikur janë bërë objekt i definimit të çdo individi në shoqërinë bashkëkohore, andaj çdo kush e definon të mirën si të mirë nga këndvështrimi dhe objektivi i tij individual dhe të keqen si të keqe nga objektivi i tij individual. Sipas islamit ka vetëm një definim, i të mirës dhe të keqes që është, çdo gjë që Ligjdhënësi e ka përcaktuar si të mirë ajo është e mirë, dhe çdo gjë që Ligjdhënësi e ka caktuar si të keqe, ajo është e keqe. Ky është definicioni i pranuar për besimtarët islam, dhe vetëm përmes kësaj optike duhet parë gjërat. Andaj besimtari islam ka bërë obligim që të veprojë sipas këtij definomi, të veprojë sipas të mirës dhe njëkohësisht të jetë falënderues. Të mirat janë të shumta, saqë edhe vet Kur’ani fisnik thotë “edhe nëse tentoni ti numëroni begatitë e Allahut, nuk do të mundeni”

c. …dhe kur ti folesh vëllait tënd, foli me fytyrë të hapur sepse kjo është nga të mirat…
Përmes kësaj këshille i Dërguari i Allahut xh.sh. rregullon raporte sociale në shoqërinë njerëzore duke e porositur besimtarin islam që ndaj vëllait të tij të jetë i hapur, i buzëqeshur dhe të japë shenja lumturie. Allahu xh.sh. në kur’anin famë lartë ka thënë: “Dhe mos e shtrembëro fytyrën tënde para njerëzve” Lukman:18. Në një rast kur ishin ankuar disa besimtarë se nuk po kanë mundësi të shpërndajnë sadeka për të varfëritë, për shkak të gjendjes së tyre ekonomike, Pejgamberi a.s. në mes të tjerave u kishte thënë: “Buzëqeshja në fytyrën vëllait tënd është sadeka..” Pra, buzëqeshja para vëllait tënde jo vetëm që afron zemrat e besimtarëve mes veti, por edhe te Allahu xh.sh. konsiderohet ibadet.

Shkurtimi i pantallonave

d. …ngrite petkun tënd deri mbi zogun e këmbës, e nëse e urren këtë, atëherë deri te zogu i këmbës kujdes nga zgjatja e petkun nën zogun e këmbës sepse ajo është nga mendjemadhësia e vërtetë, Allahu nuk e donë mendjemadhësinë…
Në këtë pjesë të hadithit Pejgamberi s.a.v.s. trajton një çështje tjetër, shumë të rëndësishme për besimtarët islam. Pajgamberi a.s. përmes këtij teksti objekt të trajtimit ka mendjemadhësinë e cila dëmton rëndë çështjen e besimit dhe raportet ndër njerëzore, por ajo që është interesante në këtë rast se cytjes së temës i bënë përmes shenjave që zakonisht janë shenja të mendjemadhësisë, e që në këtë rast janë rrobet e gjata nën zogun e këmbës, që shkojnë për toke. Ky hadith si dhe shumë hadithe tjerë që trajtojnë veshjen e rrobeve të zgjatura nën zogun e këmbës, kohëve të fundit sikur po keqpërdoret me të madhe në opinion, dhe është bërë si emblemë e krenarisë së një kategorie të njerëzve.

Dijetarët islam kur u morën me shpjegimin e argumenteve të islamit, me qëllim për të rezultuar me dispozitën e shëndoshë islame, i kishin mbanin llogari për të gjitha kriteret domosdoshme për interpretimin e një ajeti apo hadithi. Në bazë të argumenteve të sheriatit Islam, dijetarët e shkencës së usuli fikut, shkencë kjo e cila merret me filtrimin dhe pastrimin e dispozitave islame të përfituar nga argumentete e detajuara, kishin përcaktuar një rregull ku thotë: “Dispozita gjendet me motivin” Andaj edhe në elaborimin e këtij hadithi dijetarët përdorën këtë kaide të sulit, që nënkuptonë se dispozita- norma ekziston me ekzistimin e motivit. Motivi i cili përmendet qartë nga Pejgamberi a.s. në këtë hadith është mendjemadhësia, që nënkupton se nëse në veshjen e rrobeve të gjata që shkojnë për toke, gjendjet mendjemadhësia, atëherë menjëherë gjendet edhe dispozita e këtij veprimi që është harami. Në të kundërtën, nëse mungon motivi, që në këtë rast është mendjemadhësia, pra njeriu nuk i bartë rrobet e gjata nën zogun e këmbës për shkak të mendjemadhësisë, atëherë mungon edhe dispozita, pra nuk gjendet edhe harami. Saktësia e interpretimit të kësaj forme usuliste, mbështetet dhe përforcohet edhe nga argumentet tjera, si nga Kur’ani ashtu edhe nga suneti. Allahu xh.sh. në kur’anin fisnik thotë: “Mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.” (Lukman : 18)

Në anën tjetër shumica dërmuese e haditheve të Pejgamaberit a.s. që trajtojnë çështjen e rrobeve të gjata nën zogun e këmbës, njëkohësisht përmendin edhe motivin e ndalimit të kësaj veshje, siç është rasti me hadithin e Ibni Omerit i regjistruar në koleksionin e imam Buhariut, Muslimit Termidhiut, Nisaiut dhe ibni Maxhes, pastaj hadithi i Ebu Seid el Huderiut, poashstu i regjistruar te Buhariiu dhe Muslismi, pastaj hadithi i transmetuar nga ebu Hurejra i regjistruar te ebu davudi etj. Në të gjitha këto hadithe të transmetuara, motivi i ndalimit të nbartjes së rrobeve të gjata që është mendjemadhësia, potencohet nga vetë Pejgamberi a.s. dhe atë në mënyrë shumë të qartë.
Argumenti që vërtetonë këtë që e thamë dhe largonë të gjitha dilemat rreth kësaj çështje është hadithi i regjistruar te imam Buhariu, Muslimssi, ebu davudi dhe Nisaiju, i transmetuar nga Musa b. Ukbe, nga Salim b. Abdullahi, e ky nga babai i tij, e ky nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ku ka thënë: “Kush i tërheq rrobat e tij për toke nga mendjemadhësia, Allahu nuk do ta mëshirojë atë ditën e kijametit.” Në këtë rast kur Pejgamberi a.s. e tha këtë hadith, prezent ishte edhe ebu Bekri r.a., i cili dëshiroj që njëherë e përgjithmonë ta pastrojë këtë dilemë dhe iu drejtua Pejgamberit a.s. duke i thënë: O i Dërguari i Allahut s.a.v.s., rrobet e mia më shkojnë për toke, edhe pse unë mundohet ti përkushtoj kujdes bskësaj çështjeje. Pejgamberi a.s. e shikoi ebu Bekrin dhe ju përgjigj në mënyrë shumë të qartë duke i thënë: “Ti nuk je nga ata që e bëjnë këtë nga mendjemadhësia.”

e. …e nëse dikush të ofendon apo të nënçmon me të metat që i ke, ti mos e nënçmo me të metat që i din tek ai sepse vërtetë mallkimi i saj është mbi at”.

Hadidthi në fjalë përfundon duke e këshilluar besimtarin islam që të mos e ofendojë tjetrin duke ia përmendur të metat që ika, apo duke ia përmendur gjërat që ai nuk dëshiron të ia përmendësh, sepse ky veprim shpien në ftohje dhe prishje të raporteve mes besimtarëve islam. Në anën tjetër hadithi na porositë që në rastet kur dikush të përmend apo të ofendon me diçka duke i theksuar të metat tuaja, duhet të përmbahemi dhe të mos reagojmë me hidhërim. Neve si besimtarë islam kemi për obligim që sa më shumë të mbulojmë të metat e tjetrit, e kështu i mbulojmë të metat tona, dhe fitojmë mëshirën e Allahut xh.sh., e në të kundërtën përfitojmë vetëm hidhërimin dhe mallkimin e Allahut xh.sh.

Webfaqet Islame

Video të rastit