Familja ndihmonë Familjen

Familja%20%20terzija
Familja Terziu Vranovc Veles

Familja Terziju nga fshati Vranovc i epërm nga komuna e Velesit  të Maqedonis  u ndihmua më 2009 me 200,-franga zvicerane  prej fondacionit të motrave muslimane ,kurse  më 2...

Familja%20halilovski
Familja Halilovski Vranovc Veles

Familja Halilovski nga fshati Vranovc i epërm nga komuna e Velesit  të Maqedonis u ndihmua më 2009 me 400,-franga zvicerane prej fondacionit të motrave muslimane ,kurse  më 2010...

Pyetje plus Përgjegje nga Hoxhallarët e nderuar

Pyetje: Pse nuk po mundem të falem e të mbulohem? Pyetje: Përdorimi i kofeinës (coffeinës) Pyetje: A lejohet therja e kafshës në themel të shtëpisë? Pyetje: A ka gabuar Ebu Hanifja tek imani? Pyetje: Xhinët muslimanë a janë të bukur? Pyetje: Thyerja e betimit dhe si duhet vepruar më pastaj? Pyetje: Nëse pas humbjes së virgjërisë gjakderdhja zgjat me ditë të tëra Pyetje: Namazi i falur sipas Takvimit, para se të thirret ezani Pyetje: A takohemi në ahiret me bashkëshortin dhe fëmijët? Pyetje: Jam 17 vjeçare dhe jam e martuar që prej 4 muajsh Pyetje: Hoxhë nderuar, jam femer dhe i heqi vetullat dua te di se a me pranohet falja e namazit? Pyetje: Pendohem për të kaluarën, por si t’i qëndroj besnike fesë? Pyetje: Belbëzimi si problem, çfarë thotë feja? Pyetje: Martesa me vajzën e prekur në moral Pyetje: Shtatzënia përmes futjes së gjilpërës në mitër të gruas Pyetje: Të martuarit e dy motrave në një kurorë Pyetje: Disa pyetje dhe përgjigje në lidhje me Kurbanin Pyetje: A lejohet te punoje femra ne zyrat shteterore? Pyetje: Kur bëhet obligim namazi dhe detyrimi i fëmijëve për të Pyetje: Larja e burrit me gruan në një vend dhe në të njëjtën kohë Pyetje: A mund t’i shpallim si qafirë pjesëtarët e lëvizjes vehabiste? Pyetje: Falli a është shirk (mosbesim)? Pyetje: Kujt i jepet Zeqati dhe Sadakaja e Fitrit? Pyetje: A është më mirë me e fal akshamin njëherë e mandej me çel iftar apo e kundërta? Pyetje: Shtatzania dhe agjërimi Pyetje: Pastrimi pas lindjes se femijes Pyetje: Borxhdhënësi a duhet të japi zeqat? Pyetje: A lejohet dëgjimi i ilahive me muzikë? Pyetje: Sa duhet të zgjas gjidhënia? Pyetje: Magjia, falli, shikimi i fatit dhe hajmalitë Pyetje: Gusli e zëvendëson abdesin Pyetje: Agjërimi i shtatzanës dhe gjidhënëses Pyetje: A mundet te falesh me pizhame? Pyetje: Ndonjehere mbetem pa e falur namazin Pyetje: Të martuarit e vajzës e cila nuk bart shami Pyetje: Më ka shkuar mendja të bëj një mevlud Pyetje: Veshja e ligjësuar për femrën Muslimane Pyetje: A mund që muslimani ta festojë 8 Marsin Pyetje: Veshja e pantallonave për gratë Pyetje: Si mund ta mbrojme zemren prej shejtanit? Pyetje: Marredheniet seksuale te jashteligjshme dhe namazi Pyetje: Jam duke punuar,a guxon burri te mi mere parat dhe tja qone familjes? Pyetje: A prishet namazi nëse nuk shqiptohen mirë ajetet Pyetje: A lejohet martesa me vajzën, nëna e së cilës është vajza… Pyetje: Femra që falë namazin pa shami… Pyetje: Si mund te bejme nje dasme islame? Pyetje: A e ka te lejuar t’u flase meshkujve? Pyetje: A lejohet te presim dhe te japim dhurata dhe urime per ditelindje?

thirje per ndihma

Ndihmoni Skamnorët  dhe  Jetimët   . Ata  presin  ndihmën  tonë  motra dhe ju vëllezër  . Ndihmoni   në  ndërtimin  e  një   shtëpi  streh   për  Jetimin.

Disa pyetje dhe përgjigje në lidhje me Kurbanin

Printoje
PDF

Sa duhet të jetë nisabi për kurban?

Pyetja:

Esselamu alejkum!

Profesor i nderuar, sa duhet të jetë nisabi (sasi e caktuar e pasurisë), e që të bëhet obligim prerja e Kurbanit?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Që kurbani të jetë obligim duhet të plotësohen këto kushte, të jetë musliman, të jetë i lirë ngase robi nuk ka obligim të therë kurban, të jetë në vendlindje, pra të mos jetë në udhëtim, të jetë psikikisht i mençur, të jetë i moshës madhore (pubertet), dhe të plotësojë nisabin. Nisabi është: Sasi e përcaktuar e pasurisë që All-llahu xh.sh. e ka përcaktuar si shenjë që obligonë zeqatin . Nisabi është njëzet (20) mithkal[1] që sipas juristëve të shkollës juridike hanefite[2] është i barabartë me 100 gram ari[3], ngase një mithkal është i barabartë me pesë gram, pra 20 x 5=100 gr ari. Për dallim të zeqatit, te Kurbani nuk është kusht që nisabi të plotësoj një vit.

Allahu e di më se miri!

__________________
[1] Mithkali është dinar nga ari, me të cilën është përcaktuar Nisabi.
[2] Sipas dijetarëve të medhhebit maliki, hanbeli dhe shafi’i një mithkal është i barabartë me 3.60 gram ari.
[3] Këto njëzet mithkalë janë të barabartë për afërsisht me vlerën e 14 lirave osmane.

A lejohet të theret kurban për të vdekurit?

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, a është e lejueshme të theret kurban për të vdekurin?

Përgjigjja:

I nderuar, nëse i vdekuri gjatë jetës së tij e ka pasur obligim (vaxhib) kurbanin dhe nuk e ka prerë duke qenë i gjallë, ky obligim ka ngelë borxh për të, dhe lejohet për të gjallin, respektivisht trashëgimtarët e tij që të presin kurban për të vdekurin e tyre, në mënyrë që të lirohet nga obligimi. Mirëpo nëse i vdekuri nuk ka pasur obligim kurbanin duke qenë gjallë, sërish lejohet të theret kurban për të, por ky lloj i kurbanit është nga vullneti i trashëgimtarëve të tij, e në këtë rast duhet pasur parasysh gjithnjë një fakt se, së pari, duhet therur kurban për veten e pastaj për të vdekurin. Koha e therjes së kurbanit për të vdekurin është e ngjashme si koha e kurbanit për të gjallin, pra pas namazit të bajramit e deri në ditën e tretë të bajramit në namazin e iqindisë.

Allahu e di më së miri!

Nëse nuk falem, a të pres kurban?

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Profesor i nderuar, cili është mendimi juaj rreth atij personi i cili ther kurban, mirë nga ana tjetër ai shpërfill namazin?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, falja e namazit është farz për besimtarët islam, që nënkupton se për mos kryerjen e farzit ka dënim, kurse dispozita e prerjes së Kurbanit është Vaxhib, që për mos kryerjen e vaxhibit sërish ka dënim. Pra, personi i cili kryen vaxhibin lirohet nga përgjegjësia e vaxhibit, kurse për mos kryerjen e farzit ndëshkohet, pra nuk lirohet nga përgjegjësia. Andaj edhe këto dy çështje janë të ndara dhe nuk lidhen mes veti.

Vallahu ealem!

Therja e kurbanit për familjen

Pyetja:

Esselamu alejkum!
I nderuari hoxhë, jemi një familje katër anëtarëshe (unë, bashkëshortja dhe dy djem) dhe kemi vendosur të presim kurban. A na lejohet neve që për të katërtit të therim vetëm një kurban, apo se duhet për secilin nga një të veçantë? Gjithashtu, a bën që edhe për nënën time të pres kurban, ndonëse ajo jeton me vëllanë?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, prerja e Kurbanit është vaxhib për ata që kanë mundësi materiale për të prerë. Nëse ju e keni vaxhib kurbanin atëherë duhet të therni kurban, e nëse bashkëshortja e juaj e ka vaxhib edhe ajo duhet të therë kurban për veten e saj, i njëjti rregull vazhdon edhe për fëmijët tuaj. Mirëpo nëse ju therni një kurban për veten tuaj, ai është një kurban dhe nuk mund të jetë më shumë se një.

Çështja tjetër, nëse ju dëshironi të therni një kurban të madh (kafshë të madhe) lejohet që në të të jeni pjesëmarrës të gjithë anëtarët e familjes e edhe nëna e juaj. Nëse nëna e juaj ka pasuri të veten, ajo e ka obligim të therë kurban, e nëse ju keni vendosur që asaj t’ia dhuroni një kurban, nuk prishë punë fare, pra, nuk ka lidhje se ajo jeton me ju apo me vëllanë tuaj, sepse ajo sërish ngelë nëna e juaj, bile do të kisha thënë se në këtë rast keni edhe më shumë obligime ndaj saj. Pra të jem i qartë, një kurban i vogël (dele apo dash) mjafton vetëm për një njeri , kurse një kurban i madh (kafshë e madhe-lopë) mjafton deri për shtatë persona.

Vallahu ealem!

Therja e kurbanit për fëmijë – Akika

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Ju përshëndes dhe ju përgëzoj për kontributin tuaj. Kam një pyetje lidhur me kurbanin e Akika’s: Pse për djalin e porsalindur theren dy kurbane e për vajzën një?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhërishëm, kurse salevatet dhe selamet mbi Muhamed Mustafan s.a.v.s, mbi familjen e tij, sahabët, dhe mbarë besimtarët islam.

I nderuar, fillimisht të theksoj se sipas medh’hebit hanefi, kurbani për lindjen e fëmijës që quhet “El-Akikatu” është i lejuar, por jo edhe i preferuar apo i rekomanduar. Ky mendim mbështetet në faktin se ligjësimi i kurbanit ka abroguar të gjitha kurbanet e tjera, përfshirë edhe kurbanin të quajtur Akika. Ky abrogim mbështetet dhe vërtetohet me fjalën e Aishes r.a., bashkëshortes së Pejgamberit s.a.v.s., e cila ka thënë: “Kurbani (që theret Ditën e Bajramit) ka abroguar të gjitha therjet para saj.”
Kurbani i Akika’s theret ditën e shtatë të lindjes së fëmijës. Sipas mendimit të Imam Malikut për Akikan theret një dele si për mashkull ashtu edhe për femër. Ky mendim mbështetet në hadithin e Ibni Abasit ku thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka prerë për Hasanin dhe për Husejnit (nipat e tij) nga një dash për secilin. E ky është mendimi edhe më racional edhe më i lehtë. Kurse sipas shafive dhe hanbelive për fëmijën mashkull theren dy kurbane e për femrën një. Ky mendim mbështetet në hadithin e Aishes r.a. e cila ka thënë: “Jemi urdhëruar që për vajza të therim një kurban, kurse për djemtë dy kurbanë.” Pra i nderuar, shkurtimisht ky është qëndrimi i dijetarëve islam (fukahave rreth kurbanit të Akika’s).

Vallahu ealem.

Webfaqet Islame

Video të rastit